Policia i konfiskon thikë djalit të mitur të Sylejman Selimit

Lajme

Policia i konfiskon thikë djalit të mitur të Sylejman Selimit

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 01:05
Familja e Sylejman Selimit

Rast për armëmbajtje pa leje ka hapur sot Prokuroria, kundër të miturit me inicialet E.S.

I dyshuari është ndalur sot rreth orës 15:00 nga Policia e Kosovës, në një kontroll rutinore, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe tek ai është gjetur një thikë.

Media merr vesh se E.S. është djali i ish-komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Policia për Rajonin e Prishtinës ka konfirmuar rastin, ku pas ndalimit nga policia i riu është intervistuar në stacionin policor në Graçanicë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat