Daçiq – ambasadorit amerikan: Në cilën anë të historisë jeni?

Lajme

Daçiq – ambasadorit amerikan: Në cilën anë të historisë jeni?

Nga: F.B Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:11
Ivica Daçiq

Duke reaguar në deklaratën e ambasadorit amerikan Skot, ku tha se Serbia nuk është në anën e drejtë në rastin e Venezuelës, Daçiq ka thënë se, "ata (ShBA) me mbështetje Kosovës janë në anën e drejtë", ka thënë për “Danas” ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçi, transmeton “Bota Sot”.

"Serbia në dy luftëra ishte në anën e tyre (amerikane), ndërsa ata në fund zgjodhën ata që ishin kundër tyre“, duke tërhequr vërejtjen se nuk ka çfarë të shtoj kësaj deklarate.

Skot dje në Twitter ka shkruar se Populli i Venezuelës po vuan urie nën regjimin diktatorial jolegal dhe se Serbia është në anën e gabuar të historisë

"Populli i Venezuelës po vuan urie nën regjimin diktatorial jolegal. Më shumë se 50 shtete nga Amerika Latine, Amerika veriore dhe Evropa Perëndimore janë me popullin e Venezuelës dhe kryetarin e përkohshëm Gvaid. Serbia është në anën e gabuar të historisë", ka thënë ai, e  në këtë publikim ka vendos edhe foton ku Daçiq u takua me zëvendës ministrin e punëve të jashtme të Venezuelës Ivan Hil që ishte në vizitë në Beograd  me 19 e 20 shkurt në turneun evropiane.

Atë ditë Daçiq ka thënë se Serbia dhe Venezuela kanë miqësi tradicionale, që veçohet më mbështetje të ndërsjellë në planin ndërkombëtar dhe iu ka falënderuar Venezuelës në lidhje me qëndrimin parimor ndaj Kosovës dhe votimin kundër në UNESCO dhe Interpol"

Ndërsa zyrtar nga Venezuela ka përsëritur qëndrimin për mbështetje ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën.  „Qeveria e Venezuelës angazhohet për dialog si mënyrën e vetme të zgjidhjes së qëndrueshme dhe falënderoi Serbinë që kupton situatën e rendë në të cilën kalon Venezuela dhe ofron mbështetje për zgjidhje paqësore të krizës përmes dialogut“.

Prishtina përsëri paarqitet për pranim në UNESCO

Ivica Daçiq ka deklaruar se Kosova është paraqitur përsëri për pranim në Interpol, a është e mundshme se këtë e bënë edhe në UNESCO. Ai iu tha gazetarëve se Serbia "përgatitet për atë betejë dhe se Kosova përsëri do të humb. "Nuk kuptoj nevojën që të bëjnë hapa të këtillë vetëvrasës, Do të humbin me rezultat edhe më keq “, ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat