Vuçiqit iu ka bërë “ankth nate” taksa, thotë se Serbia është arrë e fortë

Lajme

Vuçiqit iu ka bërë “ankth nate” taksa, thotë se Serbia është arrë e fortë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 19:50
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se ai “nuk do të vënte bast se aq lehtë do të rrënojë Serbinë ashtu siç ka planfikuar”.

“Anash, zotëri kryeministër (Haradinaj) çfarëdo që dëshironi, dua t’ju them që deklarata juaj se kurrë nuk do ta heqnit taksën tregon vetëm frikën dhe nervozën tuaj”, ka thënë Vuçiq në Kralevë, në kuadër të fushatës “E ardhmja e Serbisë”.

Ai ka thënë se Haradinaj kishte paralajmëruar se për 43 ditë do të rrëzohet pushteti serb nga protestat në rrugët e BeogradiT.

“Me atë taksë do ta dëmtosh popullin tënd. Nuk do të vëja bast se aq lehtë do ta rrënonit Serbinë siç keni planifikuar. Serbia është arrë pak më e fortë seç keni menduar”, ka thënë Vuçiq.

Ai tutje ka shtuar se pikërisht për shkak të Kosovës dhe nga ajo çfarë ka bërë Serbia duke i kryer të gjitha obligimet e veta është rritur presioni.

“E keni dëgjuar Kadri Veselin, komandantin jozyrtar të Kosovës, i cili ka thënë se nuk e din se a është më i mirë Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi apo Isa Mustafa, por e din se për të më i keqi dhe i vetmi armik është Aleksandar Vuçiq. Nuk jam i lumtur për shkak të kësaj, sepse ata janë njerëz të rrezikshëm dhe e kam kuptuar mesazhin, por para jush jam krenar, sepse e di që ata aq shumë i urrejnë ata që bëjnë mirë për popullin serb”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat