Përsëritje e Trazirave të Marsit? Flet komandanti i KFOR-it

Lajme

Përsëritje e Trazirave të Marsit? Flet komandanti i KFOR-it

Nga: F.B Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 11:51
Trazirat e Marsit

Komandanti i KFOR-it në gjeneral-majori italian Lorenco D''Adario, ka apeluar në politikanët që të evitojnë retorikën nxitëse duke tërhequr vërejtjen se secila deklaratë mund të nxis incidente, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë e ka bërë ai në një intervistë dhënë gazetës “Politika” ku ka fol për situatësn e sigurisë në Kosovë, ndërkohë që ka nënvizuar se sipas analizës së situatës nuk ka indikacione se mund të vjen te incidentet.

Atë e shqetësojnë deklaratat nxitëse nga të dy anët: "Retorika të krijoj situatë të acaruar, ku më I vogëli incident mund të shndërrohet në të incident të madh. Ftoj të gjitha palët që të iu largohen retorikës së ashpër” ka thënë D''Adario.

Duke komentuar me insistim të gazetës deklaratat e kryetarit të Mitrovicës se me forcë do “bashkoj” qytetin me pjesën veriore, kërcënimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se nëse dikush nis ndarjen apo caktimin e kufijve,  D'Adario theksoi se detyrë e KFOR-it është siguria për të gjithë.

"Kemi parasysh deklaratat politike, po ne bisedojmë me të gjithë edhe me përfaqësuesit serbë edhe me ata shqiptarë. Bisedojmë me të gjitha strukturat e Kosovës, nga niveli lokal deri tek ai qendror dhe kemi raporte të mira me të gjithë. Jemi të paanshëm, sepse mandate ynë na obligon që të garantojmë siguri për të gjithë", ka thënë komandanti i KFOR-it.

Ai përkujtoi për stërvitje në të gjithë territorin e Kosovës, për të qenë të gatshëm në ballafaqim në secilën sfidë. " KFOR-I është këtu për të siguruar kushte, që dialogu të vazhdoj dhe të punohet për të ardhmen e gjeneratave të tashme edhe të ardhme", ka thënë D''Adario.

Në pyetjen për shqetësimin e serbëve se mund të përsëritet skenari i ngjarjeve të 17 marsit 2004, D’Adario mendon se nuk ka vend për frikë. 

" Nga viti 2004 kanë ndryshuar shumë gjëra. Por kryesorja është që të iket provokimeve. Qofshin ato në rrugë apo mes politikanëve. Për ne e gjithë Kosova është me rëndësi, edhe jugu edhe veriu. Ju jeni evropianë sikur ne. Kur këtu arrihet marrëveshja, kjo do të ju sjell të mira të gjithëve. Edhe Kosovës edhe Evropës, kjo është fqinjësia jonë. Por ne nuk merremi me politikë ", porositi D''Adario.

Për gjeneralin Italian D''Adario, ky është mandate i tretë që shërben në Kosovë që nga viti 1999 kur erdhi për herë të parë, ai kujton se aso kohe vajza e tij 6 vjeçare e ka lutur që të ndihmojë të gjithëve qofshin ata shqiptarë apo serbë.

" këtë e mbaj mend dhe me këtë udhëheq. Edhe si njeri edhe si ushtar. Herën tjetër në Kosovë do të vij si turist. Ky regjion më pëlqen shumë. Përndryshe a do të vija për herën e tretë?", ka pyetur D''Adario.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat