Dveri: Revoltë e qytetarëve ndaj RTS dhe Daçiqit për Kosovën

Lajme

Dveri: Revoltë e qytetarëve ndaj RTS dhe Daçiqit për Kosovën

Nga: F.B Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Këshilli Politik i Lëvizjes Dveri ka kumtuar sot se i bashkohet revoltës së qytetarëve dhe gjykimit të opinionit të gjerë për “fshehjen” e shkrimit “Nuk ka dorëzim” dhe hartës së Kosovës që RTS e kishte bërë në një informatë ditë më parë, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Ky subjekt politik (Dveri) ka dënuar edhe tentimin e ministrit të punëve të jashtme Daçiq që pa një debat publik transparent dhe pa vendim të parlamentit caktimin e kufijve me shqiptarët ta paraqes si qëndrim zyrtar të Serbisë.

„Është fakt se ministri Daçiq dhe RTS ishin të detyruara të lëshojnë pe pas presionit, që nënkupton se protestat dhe presioni publik kanë kuptim dhe mund të japin efekt. Funksionarët shtetëror dhe institucionet publike duhet të kenë parasysh se këto lëshime dhe deklarata nuk mund të kalojnë të pa vërejtura dhe të pa dënuara“, thonë në Dveri.

Ata kanë përkujtuar se drejtuesit shtetëror duhet të respektojnë Kuvendin e Serbisë dhe rregullimin kushtetues dhe nuk guxojnë të japin deklarata kundër kushtetuese.

“Po ashtu përkujtojmë se kur është në pyetje Kosova, të mos harrojnë qëndrimet e institucionit tonë më të vjetër Kishës Ortodokse Serbe, që sivjet feston 800 vjetorin e ekzistimit. Ata (krerët e Kishës) në takimin e fundit kanë thënë: ‘ Sa i përket statusit shtetëror të vendit tonë në Kosova, përkatësisht integritetit dhe suverenitetit të plotë , këshilli përsërit qëndrimin shumë herë të potencuar nga SPC Irinej që ka apeluar tek shtetarët se nuk guxojnë të japin pëlqimin për marrjen e Kosovës, sepse ajo që merret me forcë, do të kthehet, ndërsa ajo që dhurohet kurrë nuk mund të kthehet dhe këtë serbët dhe Serbia nuk guxojnë të lejojnë'“, thuhet në kumtesë.

RTS ka kërkuar falje opinionit për lëshimin dhe mbulimin që kishte bërë gjatë emetimit të informatës për shoqatën ku në fanella kishte hartën e Kosovës edhe shkrimin “ Nuk ka dorëzim në ngjyrat e flamurit serb“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat