Nuk ia dolën dot me përçarje, tani kërkojnë ‘bashkëpunim’? Habit Serbia i bën kërkesën e papritur Kosovës - Bota Sot
Nuk ia dolën dot me përçarje, tani kërkojnë ‘bashkëpunim’? Habit Serbia i bën kërkesën e papritur Kosovës

Lajme

Nuk ia dolën dot me përçarje, tani kërkojnë ‘bashkëpunim’? Habit Serbia i bën kërkesën e papritur Kosovës

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Është mbyllur konkursi i hapur nga Ministria e Mbrojtjes për 650 ushtarë të Kosovës, e për këto vende aplikuan mbi 5 mijë persona.
Por a pati të interesuar për të qenë pjesë e ushtrisë së Kosovës edhe nga komuniteti serb?

Presioni i politikës së Serbisë mbi serbët e Kosovës të cilët dëshirojnë të integrohen brenda funksionimit të shtetit të Kosovës, nuk po kryen punë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku për lajmi.net e ka konfirmuar se për t’u bërë pjesë e ushtrisë kanë aplikuar nga të gjitha komunitetet në Kosovë, e gjithashtu ka edhe serbë.

“Po, kanë aplikuar nga të gjitha komunitetet, sigurisht nënkuptohet edhe serbë”, tha Çeku në një përgjigje të shkurtër për lajmi.net.

Vitin e kaluar nga 137 serbë që ishin janë pjesëtarë të FSK-së rreth 50 prej tyre kërkuan të largoheshin nga shërbimi ushtarak në këtë forcë, pas presionit nga Beogradi.

Në lidhje me këtë pati reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Mustafa i cili tha se pjestarët e FSK-së s’janë lejuar të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre.

Madje, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati deklaruar se presioni dhe kërcënimet e Beogradit po bëjnë që ushtarët serbë të Kosovës që largohen nga FSK-ja.

Sikur të mos mjaftonte me kaq. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq vazhdimisht kishte bërë thirrje tek serbët e Kosovës që të mos integrohen brenda shtetit të Kosovës.

Madje mbrëmë, Vuçiq u bëri thirrje serbëve të Kosovës mos të bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës, duke iu referuar konkursit të fundit të shpallur nga Ministria e Mbrojtjes.

Ai u shpreh se nëse serbët nuk janë të bashkuar dhe bëhen pjesë e Kosovës, do të jenë më të dobët dhe nuk do të mund të mbijetojnë.

Por, siç duket Serbisë nuk po i del propaganda, pasi serbët e Kosovës kanë shprehur vullnetin e tyre që të jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

Ndërkohë, është bërë e ditur se testimet e rekrutëve të rinj do të bëhen në Ferizaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...