Mehazi: Një pyetje për burrin e Mihrije Brahës, Naim Abazin

Lajme

Mehazi: Një pyetje për burrin e Mihrije Brahës, Naim Abazin

Nga: A.M. Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 15:51
Naim Abazi

Opinonisti Sulejman Mehazi  ka reaguar pas deklaratës së këngëtarit Naim Abazi për humanistin Halil Kastrati.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “a mund të na tregoni, a ju me dy shtëpitë e bëra dhe me të gjitha pisllëqet e shënuara më lartë jeni të virtytshëm, apo Halil Kastrati, i cili çdo minutë, çdo orë e ditë ecë, flet, vrapon për t'i bërë e gëzuar të varfëritë me shtëpia të reja anekënd trojeve tona”.

Postimi i plotë:

Një pyetje për burrin e Mihrije Brahës, Naim Abazin?

I nderuar Naim, ju pyesim, a është vyrtit njerëzor mbjedhja e flokëve në kokën tuaj?, a është vyrtit njerëzor, familjar e prindor të thoni për sate gruan, Mihrije Brahën, se doni ta shihni me bikina?, a është vyrtit njerëzor të varfëroni popullin me bingot tuaja? a është vyrtit njerëzor, familjar e bashkëshortor për Mihrije Brahën të lavdërohet para kamerave se i paskërkanë dhënë një milion euro vetëm për një natë?

A mund të na tregoni, a ju me dy shtëpitë e bëra dhe me të gjitha pisllëqet e shënuara më lartë jeni të vyrtitshëm, apo Halil Kastrati, i cili çdo minutë, çdo orë e ditë ecë, flet, vrapon për t'i bërë e gëzuar të varfërit me shtëpia të reja anekend trojeve tona.

Pasi je këngëtar e s'ia di rendin vyrtiteve morale, edukative e humane, kujdes se shumë familje, popuj, perandori janë zhdukur, pos vyrtiteve asgjë s'ju ka mbetur, njërëzit vdesin e harrohen, por vetëm vyrtitet mbesin gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat