Protestuesit kundër Vuçiqit në Serbi kërkojnë zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

Lajme

Protestuesit kundër Vuçiqit në Serbi kërkojnë zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 21:39
Pamje nga protesta

humë protestues kanë dalur përsëri në rrugët e Serbisë kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq.

Në duar e tyre ata kanë mbajtur pankarta në të cilat janë shkruajtur premtimet e pa realizuara gjatë mandatit të Vuçiq në krye të presidencës serbe.

Përveq premtimeve për reforma dhe pensione, protestuesit ia kanë përmendur Vuçiqit edhe zbardhjen e vrasjes së ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit të kaluar në Mitrovicën e Veriut, ndërkaq që rasti ende është nën hetime.

Kujtojmë se rrugët e Beogradit kohëve të fundit janë mbushur shpesh herë me protestues të cilët kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat