Tragjedia në Zhur të Prizrenit: Sot varrosen viktimat, babai me dy djemtë e tij - Bota Sot
Tragjedia në Zhur të Prizrenit: Sot varrosen viktimat, babai me dy djemtë e tij

Lajme

Tragjedia në Zhur të Prizrenit: Sot varrosen viktimat, babai me dy djemtë e tij

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 07:29
Ramiz Sope, Behar Sope, Lumbardh Sope

Aksidenti tragjik i ditës së sotme që mori 3 jetë njerëzish të një familje babain me dy djemtë e tij ka qenë mjaft i rëndë për të gjithë shoqërinë

Pas mledhjes së mbajtur , kryesia e Bashkisë e Lokali Zhur ka vendosur që sot ta shpallë ditë zie.

‘’Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia e BL Zhur, në shenjë respekti për rastin tragjik të ndodhur në afërsi të fshatit Zhur, ku humbën jetën tre bashkëvendas tonë Ramiz Sope 50 vjeç djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, ditën e diel datë 24.02.2019 shpall ditë zie në Zhur’’, thuhet në njoftim e tyre.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila njoftoi se ka vazhduar angazhimin shtesë në kontrollimin e shpejtësisë në autostrada. 

Kujtojmë se pasditen e së shtunës një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit. Si pasojë e përplasjes së një automjeti të tipit Golf me një kamioni që pastronte borën përgjatë kësaj rruge, humbën jetën tre persona.

Kjo pasi nënkalimi i autostradës ku ndodhi aksidenti, për shkak të temperaturave të ulëta ishte i rrëshqitshëm.

“Aksidenti ka ndodhur... nënkalimi ende me ngrica..”,  ka treguar  Vesel Gashi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren

Në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë shërbimet emergjente si dhe mjekësia ligjore, të cilët edhe kanë konfirmuar vdekjen e tre personave që dyshohet se janë meshkuj dhe me lidhje gjaku mes vete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...