Labinot Tahiri tregon si e bëri ministër Ekrem Mustafën

Lajme

Labinot Tahiri tregon si e bëri ministër Ekrem Mustafën

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 08:19
Labniot Tahiri

Labinot Tahiri ka folur për ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Musatafa.

Kur u pyet pse e ka bërë një ministër që nuk di të lexojë, dha një shpjegim.

“Po është e vërtetë që e kam marr në qafë se nga doktor në ministër, mirëpo s’kam pas zgjedhje tjetër, për shkak të partisë. Por është ministër historik i Ferizajt, se kurrë nuk kemi pasur. Këtë e kam bërë për Ferizajn tim, por është ministër i Kosovës. Atë ditë nuk është që nuk dinte të lexonte, por ka pasur disa probleme, ku këshilltarët kanë bërë disa gabime në fjalim”, tha ai në Oxygen Show.

Madje tha se ai mbanë edhe syze e mund t’i kenë shkaktuar problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat