Moti i keq mban të mbërthyer Ballkanin

Lajme

Moti i keq mban të mbërthyer Ballkanin

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Moti i keq vazhdon të mbajë mbërthyer të gjithë Ballkanin. Situata vazhdon të jetë problematike në Greqi, ku stuhia “Oqeania” kanë sjellë temperatura deri në -12 gradë Celcius.

Edhe në Kroaci, shpejtësia e erës arriti nivele rekord prej 176 km/h. Stuhia “Bura” bllokoi dhjetëra linja tragetesh në Kroaci.

Gjithashtu edhe Maqedonia vazhdon të jetë nën pushtetin e dëborës. Në disa zona temperatura minimale arriti në -9 gradë Celcius. Në Kosovë gjithashtu fundjava ka sjellë reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.

Ditën e djeshme moti i keq shënoi edhe viktimat e para në Itali, ku të paktën 3 persona humbën jetën.

Por kapriçot e motit zbardhën për herë të parë dje që prej 1949 edhe Los Angelesin, ku dëbora është një fenomen thuajse i pamundur. Qindra shkolla u mbyllën si pasojë e ngricave në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat