Opozita serbe: Vuçiq e Daçiq të deklarohen rreth planit për ndarjen e Kosovës

Lajme

Opozita serbe: Vuçiq e Daçiq të deklarohen rreth planit për ndarjen e Kosovës

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 17:01
Vuçiq dhe Daçiq

Partia Demokratike e Serbisë (PDS) ka bërë të ditur se nga kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic dhe ministri i punëve të jashtme e nënkryetar i qeverisë Ivica Dacic të deklarohen për vërtetësinë e lajmit mbi planin për ndarjen e Kosovës, i cili ditëve të fundit po paraqitet në shtyp.

Në kumtesën e transmetuar nga mediet serbe të kësaj partie opozitare serbe, thuhet se në shumë mjete vendore të informimit është botuar lajmi se ShBA-të, Franca e Rusia janë dakorduar për një plan për ndarjen e Kosovës, duke cituar edhe detaje të atij plani të supozuar.

PDS e konsideron “skajshmërisht të pakuptimtë propozimin e ndarjes së Serbisë dhe njohjen e secesionit të Kosovës” dhe shton se, ndonëse ky mund të jetë vetëm ‘balon provues’, “ky lajm e ka shqetësuar publikun serb, sidomos serbët në Kosovë”.

Kryetari i Serbisë në ndërkohë ka mohuar të ekzistojë çfarëdo marrëveshjeje për ndryshimin e kufijve më Kosovën.

Partia Demokratike e Serbisë është ndarë në vitin 1992 nga Partia Demokratike, ndërsa kryetar i saj i parë ka qenë Vojislav Kostunica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat