Peshkopi Grigorije: Caktimi i kufijve nuk do të sjell asnjë të mirë

Lajme

Peshkopi Grigorije: Caktimi i kufijve nuk do të sjell asnjë të mirë

Nga: F.B Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 17:17
Peshkopi Grigorije

Peshkopi i Dusseldorfit dhe Gjermanisë Grigorije vlerësoi se caktimi i kufijve me Kosovën askujt nuk i sjell asnjë të mirë, shkruan “Blic”, transmeton” “Bota Sot”.

"Nuk kam asnjë kokërr besim se diçka e atillë mund të sjell dikujt të mira. Nga ana tjetër, shumë të këqija dhe fatkeqësi do të gjejë edhe ashtu popullin e pafat", ka thënë peshkopi.

Ai ka theksuar se Kosova i takon jo vetëm serbëve por edhe shqiptarëve, që po ashtu si serbët jetojnë në atë hapësirë.
"Pyetja themelore është pse ata njerëz nuk duan të jetojnë së bashku me neve dhe pse ne jemi të paaftë që të pranojmë 8 apo sa për qind janë shqiptarë në Serbi dhe pse askush nuk pret, nga shqiptarët të pranojnë dhe integrojnë 8 për qind të serbëve që jetojnë në Kosovë ", ka thënë Grigorije.

Ai ka potencuar se çështjet janë të komplikuara dhe vazhdimisht iu qaset nga ana e gabuar.

"Nëse themi se kjo është hapësira jonë dhe jo shqiptare, atëherë me këtë porosisim se nuk i duam ata njerëz  në territorin tonë dhe nuk duam të jetojmë me ata dhe aty natyrshëm vjen te konflikti. Por nëse themi se kjo është hapësira jonë edhe e tyre, atëherë situata ndryshon. Krijohet përshtypja se ne vetveten e sjellim në pozitë të pavolitshme ", ka thënë peshkopi.

Ai nënvizoi se as në Francë, Itali apo Gjermani nuk janë të gjithë të lumtur për shkak të emigrantëve nga Afrika, Azia po edhe nga Ballkani, por askush nuk mendon se është i mirë getoizimi dhe ndarja e njerëzve por edhe njëra edhe pala tjetër punojnë për integrim intensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat