Vuçiq: Nuk ka harta, nuk ka asgjë në lidhje me çështjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq: Nuk ka harta, nuk ka asgjë në lidhje me çështjen e Kosovës

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 20:17
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë e ka ripërsëritur se pa heqjen e taksës nuk ka asnjë bisedim dhe marrëveshje me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përgënjeshtruar mediet gjermane, të cilat sot kishin shkruar rreth planeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Siç shkruan “Tanjig.rs”, Vuçiq ka thënë se me Kosovën nuk ka asnjë marrëveshje për asgjë.

“Nuk ka harta, nuk ka asgjë, sepse ne nuk jemi duke zhvilluar bisedime”, ka deklaruar Vuçiq.

Mediet gjermane sot kishin paraqitur një plan 17 pikësh në lidhje me ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi dhe pas kësaj Vuçiq ka thënë se, të gjithë ata që e pretendojnë apo e duan një gjë të tillë duan ta ndajnë Serbinë në 17 pjesë.

Sipas tij, nuk ka asgjë konkrete asnjë marrëveshje, asnjë nënshkrim dhe as bisedime me Kosovën pa heqjen e taksës.

“Unë nuk mund t’i përgjigjem deklaratave të tyre dhe pohoj çdo ditë, për këtë duhet shumë energji. Ne nuk flasim me ta, sepse ata (Kosova) kanë vendosur taksë. Nuk ka harta, nuk ka asgjë, sepse nuk jemi duke zhvilluar bisedime. Çfarë 17 pikë, nuk ka asnjë pikë”, deklaroi Vuçiq.

Kujtojmë se që nga vendosja e taksës më 21 nëntor të vitit të kaluar, Serbia ka bllokuar dialogun me Kosovën. Sipas Serbisë, dialogu me Kosovën do të zhvillohet vetëm kur të pezullohet taksa prej100 për qind e vendosur ndaj mallrave me origjinë serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat