Vuçiq: Në Serbi populli vendos çfarë të ardhme dëshiron

Lajme

Vuçiq: Në Serbi populli vendos çfarë të ardhme dëshiron

Nga: F.B Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 22:11
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se është " beden i pakalueshëm" i atyre, edhe jashtë edhe brenda që duan që Serbinë ta kthejnë në të kaluarën” shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

“Në Serbi populli vendos çfarë të ardhme dëshiron, E di pse jeni kaq në numër, jo pse më doni dhe më mbështetni por se keni kuptuar mirë çka bëjnë disa na anash, edhe nga brenda, që duan të kthejnë Serbinë në të kaluarën, në kohën  e plaçkitjes së privatizimit, që ata të pasurohen e populli të varfërohet ", ka thënë Vuçiq para qytetarëve në Krushevc. 

Sipas tij për Serbinë me më shumë rëndësi është rruga evropiane, por nuk duam në NATO dhe nuk vendosim sanksione Rusisë sepse kjo është zgjidhja e qytetarëve tanë. 

Shumë na kanë thënë vazhdoi Vuçiq se Serbia nuk mundet "në dy karrige ", por: "Nuk kemi dy karrige, kemi një pozitën serbe dhe karrigen serbe dhe nuk pranojmë të na caktohet apo vendoset çfarë është pozita jonë ", tha Vuçiq. 

"Ndonëse vetëm mua më sulmojnë çdo ditë gjatë gjithë ditës, Disa tjerë që do donin të sulmohen, por disa nuk donë dhe kanë nxjerr vetën jashtë, që mos të sulmohen dhe janë larguar. Për të gjithë këta ka një beden të palëkundshëm, Ai beden deri sa të mundem, me shpinë të madhe jam unë beden i pakalueshëm", tha ai. 

Më pas ai vazhdoi " Kjo është porosi edhe për ata anash, edhe jashtë edhe brenda se Serbinë e matur, normale edhe modern nuk mund ta mundin. Faleminderit për mbështetjen vendit, ndërsa ne do të punojmë edhe më kujdesshëm,  më mirë dhe do luftojmë për Serbinë në çdo vend, Të ruajmë Serbinë, Kosovën dhe ardhmërinë e fëmijëve ". 

Duke u ndërlidhur në opozitën dhe protestat ai theksoi: "le të bëjnë punën e tyre, le të shëtisin sa ju do zemra, derisa është qetë. Por dhunën nuk do të tolerojmë, sepse Serbinë e matur munden dhe duhet të tentojnë ta fitojnë vetëm në zgjedhje ", tha Vuçiq. 

"Do të ruajmë pavarësinë e Serbisë dhe jam krenar që Serbia është shtet I lirë dhe suveren", porositi Vuçiq. 

Ai potencoi se “ Serbisë asnjë ambasador nuk mund të i urdhëroj çka të bëjë dhe nuk ka ambasador të tillë që të thërras edhe të thotë këtë mundeni e këtë nuk mund ta bëni”. 

Serbia bënë atë që është vullneti i qytetarëve duke respektuar të drejtën publike ndërkombëtare, si ka bërë përherë nënvizoi Vuçiq. 

Qytetarët e Serbisë janë bartës të suverenitetit të vendit shtoi Vuçiq, duke shtuar se as kryeministrja Brnabiq as ai nuk shkojnë, siç kanë bërë pushtetet në të kaluarën, që të bartin rendin e ditës dhe ambasadorët të vendosin, cilat fabrika të mbyllen edhe cilat armë të shkatërrohen. 

"Nuk do të pranoj që kushdo qoftë të dëboj serbët kudo që jetojnë, obligim i Serbisë është që mos të lejoj asnjë ‘Olluja’ apo diçka të ngjashme në Kosovë apo kudo tjetër ", theksoi ai. 

Ai ka theksuar se “mjaft kemi ngecur në periudhën e shkuar, ndërsa tash po kthejmë Serbinë në rend të vendeve me ekonomi të përparuar, moderne dhe të avancuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat