Arrestohet në Kosovë pjesëtari i BIA-s serbe

Lajme

Arrestohet në Kosovë pjesëtari i BIA-s serbe

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:24
Arrestohet në Kosovë pjesëtari i BIA-s serbe

Serbia vazhdon të tentojë që përmes njerëzve të infiltruar në Kosovë të ndikojë si tek serbët e Kosovës po ashtu edhe të nxis tensione në vendin tonë.

Së fundi, një serb, pjesëtarë i sigurimit shtetëror të Serbisë (BIA) është arrestuar në Gjilan.

Media merr vesh së bëhet fjalë për Srba Antiq, pjesëtar i BIA-s i cili akuzohet për sulm kundër Rendit Kushtetues të Kosovës.

Burimet tona bëjnë të ditur se Antiqit i është zënë edhe një revole, ndërsa është paraqitur rrejshëm si kryetar i Organizatës “Diabeti”.

“Antiqiti i është zënë revolja e mbulur me ilaçe, duke u munduar ta fshehë”, thonë burimet.

Antiqit në ditën e pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt, i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Arrestimin e tij dhe caktimin e paraburgimit prej 1 muaj, për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe Gjykata Themelore në Gjilan.

“Mund të ju njoftojë se me datë 17.02.2019, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan ka nxjerrë aktvendim, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit, Srba Antiq”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Sipas kësaj Gjykate, i pandehuri dyshohet për kryerjen e tre veprave penale: sulm kundër rendit kushtetues neni 121 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), mashtrimi nga neni 325 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe kanosje nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu Gjykata konfirmon se Antiq në vazhdimësi është paraqitur si përfaqësues i Organizatës “Diabeti”./Ballkani.info

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat