Vuçiq më 3 mars viziton Luginën e Preshevës në kohën kur po flitet për “korrigjim” dhe marrëveshjen finale

Lajme

Vuçiq më 3 mars viziton Luginën e Preshevës në kohën kur po flitet për “korrigjim” dhe marrëveshjen finale

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:41
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb më 3 mars viziton Luginën e Preshevës në kohën kur po flitet për “korrigjim” dhe marrëveshjen finale e në kohën, kur po flitet nëpër kancelaritë e Brukselit, por dhe në ato të Beogradit dhe Prishtinës për “korrgjimin” e kufijve sipas idesë së Vuçiqit dhe Thaçi, presidenti serb ka vendosur që më 3 mars të këtij viti, të vizitojë Luginën e Preshevës.

Mësohet se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë në Medvegjë 3 mars në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”.

Ditëve të fundit si në mediat serbe, ashtu edhe në ato shqiptare, duke iu referuar një raporti të “ Presheva Jonë” sipas 22 pikave të marrëveshjes, pritet që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, me kufi në Medvegjë.

Nëse Vuçiq do të vizitojë Luginën e Preshevës, pa Preshevën dhe Bujanocin në fillim të marsit, mbetet të shihet nëse Medvegja do të jetë stacioni i fundit apo “vija e kuqe” e  Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat