Daçiq thotë se amerikanët kanë përsëritur qëndrimin për nevojën urgjente të heqjes së taksave

Lajme

Daçiq thotë se amerikanët kanë përsëritur qëndrimin për nevojën urgjente të heqjes së taksave

Nga: F.B Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 21:00
Ivica Daçiq në takim me amerikanët

Xhon Erat, drejtori kryesor për punë evropiane në Këshillin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Uliam Bred Berkli drejtor për punë evropiane në këtë këshill, kanë biseduar dot me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq rreth situatës së përgjithshme në regjion, ndërkohë sipas kumtesës së ministrisë së punëve të jashtme, kanë përsëritur qëndrimin për nevojën e heqjes së taksave që Prishtina i ka vendosur për mallrat serbe, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Nga ana amerikane , „Është shprehur mbështetja e fuqishme e vazhdimit të shpejtë të dialogut, me qëllim gjetjes së një zgjidhje të pranueshme dhe të përhershme, sigurisë dhe përparimin e mëtutjeshëm të gjithë regjionit të Ballkanit thuhet në kumtesën e ministrisë së punëve të jashtme.

Gjatë takimit është shprehur kënaqësia e dyanshme për shkak të avancimit të raporteve bilateral që kanë një histori të begatshme.

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministri i punëve të jashtme Daçiq mysafirëve amerikanë që po qëndrojnë në vizitë dy ditore në Beograd iu ka thënë se vitin që shkoi me shumë aktivitete është shënuar 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore dhe i ngritjes së flamurit serb bë Shtëpinë e Bardhë.

Palët kanë përsëritur gatishmërinë e vazhdimit të dialogut me Prishtinën me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përhershme pas tërheqjes së taksave shkruan në kumtesën e ministrisë, që e transmeton “Tanjug”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat