Zyrtarët amerikanë në Beograd, kërkojnë urgjentisht heqjen e taksës

Lajme

Zyrtarët amerikanë në Beograd, kërkojnë urgjentisht heqjen e taksës

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 00:19
Pamje nga takimi

Gjatë takimit u shpreh vullneti për t’i përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Po ashtu, u theksua gatishmëria për ta vazhduar dialogun Beograd-Prishtinë dhe për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për ta tërhequr taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Pala amerikane përsëriti nevojën për të hequr urgjentisht taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës.

Ata shprehën mbështetje të fuqishme për dialogun në mënyrë që të vihet deri te një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme e cila do të çojë në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe përparimit të mëtejshëm të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa sot, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij sa i përket taksës duke thënë se nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën.

Po ashtu, ai theksoi se nëse vihet në pikëpyetje ndryshimi i territorit të Kosovës atëherë nuk do i duhet njohja nga Serbia.

Theksojmë se SHBA-të përmes dy letrave zyrtare kanë kërkuar nga Kosova që ta tërheq taksën, mirëpo kjo kërkesë ende nuk është përfillur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat