Zëdhënësi i Pentagonit i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin perëndimor

Lajme

Zëdhënësi i Pentagonit i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin perëndimor

Nga: F.B. Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:48
Erik Pahon

Zëdhënësi i Pentagonit, Erik Pahon ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar me veprimet e Rusisë e cila ndërhyn në rrugën euroatlantike që kanë zgjedhur vendet e Ballkanit perëndimor, shkruan “Pobjeda”, transmeton “Bota sot”.

"Rusia po përpiqet që të pamundësoj vendeve si Maqedonia veriore dhe Mali i Zi të zgjedhin vetë rrugën përmes sjelljes agresive dhe frikësimit", ka thënë Pahon për “Pobjeda”.

Pahon ka shtuar se ShBA shohin tek Maqedonia veriore dhe Mali i zi vendet që janë të gatshme të zgjedhin lirinë dhe suksesin për vetë dhe që janë të gatshme të pranojnë çdo gjë që ju ofron perëndimi.

Në pyetjen çka paraqet Ballkani Perëndimor për Amerikën dhe si aleatja më e fuqishme a duhet të jetë më pranishme në regjion, diplomati amerikan ka theksuar se përkushtimi amerikan për Ballkanin perëndimor është i palëkundur.

"Ky është tregim që shpesh nënvizohet, derisa Rusia ka bërë gjithçka që të kthej të kaluarën dhe të ul kontributin tonë", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat