Masakra e 1.313 të robërve të luftës për Sheshelin është një incident, e jo krim lufte

Lajme

Masakra e 1.313 të robërve të luftës për Sheshelin është një incident, e jo krim lufte

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:03
Sheshel

Anëtarët e PRS janë mbledhur sot para Gjykatës Speciale në Beograd, për të protestuar kundër gjykimit të tetë policëve të Brigadës Speciale të MPB të Republikës Serbe për krime të kryera në fshatin Kravica afër Srebrenicës në vitin 1995.

Sheshel ka thënë se policët po gjykohen për një krim lufte të “trilluar” dhe se nuk ka pasur gjenocid.

“Këtu jemi ta kundërshtojmë “kurdisjen”, dhe të luftojmë për të vërtetën si dhe t’i mbrojmë të pafajshmit. Të gjithë tetë policë janë të pafajshëm dhe këtë e dëshmojnë edhe dëshmitë”, ka thënë Sheshel.

Ai ka pretenduar se 20 policë kanë vrarë “vetëm” 317 robër lufte të cilët “janë rebeluar”, kur njëri prej tyre ia ka marrë pushkën në polici dhe e ka vrarë. Ai ka shtuar se bëhet fjalë për “vetëm” 317 robërve, e jo për 1.313 “siç po trillojnë ata”.

Për krime lufte kundër popullatës civile në vendin Kravica afër Srebrenicës në korrik 1995 janë akuzuar ish pjesëtarët e Brigadës Speciale të MPB të Republikës Serbe Nedeljko Milidragiq, Aleksa Golijanin, Milivoje Batinica, Dragomir Paroviq, Aleksandar Daçeviq, Boro Miletiq, Jovan Petroviq dhe Vidoslav Vasiq.

Sipas aktakuzës, ata së bashku me pjesëtarët tjerë të panjohur të Brigadës Speciale të Republikës Serbe, në sallat e Kooperativës Bujqësore dhe rreth tyre, në vendin Kravica në korrik të vitit 1995 kanë marrë pjesë në vrasje të qindra boshnjakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat