Hoti: Presidenti dhe mospajtimet për taksën, kanë thelluar krizën institucionale

Lajme

Hoti: Presidenti dhe mospajtimet për taksën, kanë thelluar krizën institucionale

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:40
Avdullah Hoti

Kriza institucionale në Kosovë është thelluar. Kështu po pretendon shefi i Gupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i qëndrimeve të presidentit për korrigjimin e kufijve, si dhe mospajtimeve për taksën dhe dialogun me Serbinë.

“Angazhimi kundërkushtetues i Presidentit për ta shtyrë përpara ‘korrigjimin e kufijve’, si dhe mospajtimet brenda ‘koalicionit të punëve të mëdha’ PAN rreth taksës dhe dialogut me Serbinë, kanë bërë që të thellohet kriza institucionale”, ka shkruar Hoti, transmeton Telegrafi.

Shefi i deputetëve të LDK-së ka përmendur edhe raportet e Kosovës me partnerët, njohjet e reja, si dhe gjendjen në veri.

Hoti ka thënë se përgjegjësinë për këtë situatë, duhet ta marrë koalicioni PAN.

“Si rezultat, raportet e Kosovës me partnerët janë në pikën më të ultë historikisht. Zbatimi i MSA-së ka ngecur. Njohje të reja nuk ka, ndërkaq po rrezikohen njohjet ekzistuese. Në veri të vendit nuk ka pushtet lokal që është ligjor dhe efektiv.  Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Përgjegjësinë për këtë degradim duhet ta marrë ai që po e quan veten shef të PAN-it”, ka shkruar Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat