Presheva a po e rrëzon “Yaunkovichin” e Kosovës?

Lajme

Presheva a po e rrëzon “Yaunkovichin” e Kosovës?

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:26
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për marrëveshjen e pritur me Serbinë dhe për rishikimin e kufirit mes dy vendeve.

Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi se nëse marrëveshja me Serbinë nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, ai do të japë dorëheqje, për ta dërguar atë në referendum.

Deklaratat e njëpasnjëshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit rreth Luginës së Preshevës të cilit tashmë i ka shndërruar edhe në refren se “Medevegja, Bujanoca dhe Presheva t’i bashkohen Kosovës” duke ju referuar siç e quan ai një marrëveshjes me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq, për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë aq bindëse, madje konsiderohet si lojë fjalësh apo fushatë, duke e përdorur Preshevën si kartë të fundit të karrierës së Thaçit, ka shkruar “Presheva Jone”.

Image

Nga marrëveshja e 19 prillit 2013 në Bruksel mes Thaçit dhe Daçiqit Kosova s’ka pa ditë të bardhë. Ka stagnuar sikur lobimi, ashtu edhe integrimet proevropiane e euroatlantike. Hashim Thaçi me idenë e fundit (pas ripushtimit të Veriut) me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë duket se e ka një zor të madh, që s’është i vetmi që e din, por edhe të tjerët, në rend të parë specialja.

Thaçit është i vonuar së paku nja 30 vjet nga Referendumi (1-2 mars 1992) gjithëpopullor i shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës që e dhënë njerëzit verdiktin historik duke i thënë PO bashkimit me Kosovën. Njashtu viteve të fundit pos liderit të Luginës Jonuz Musliut  (të ndjerit) para 5-6 vjet akademik Rexhep Qosja kishte deklaruar përmes agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” se zgjidhja me reale do të ishte që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës e Veriu Serbisë, sepse as Prishtina s’mundet i mban me zor serbët në Kosovë, po as Beogradi shqiptarët në Serbi!

Thaçi po humb Veriun e Kosovës si Viktor Yanukovych Crimean e Ukrainës

Rreth shkëmbimit të territoreve që po flet Hashim Thaçi me plot gojën, SHVA-e, BE, NATO e OKB deri tash nuk kanë dalë zyrtarisht me një ide të këtillë, përkundrazi këto organizata ndërkombëtare kanë refuzuar duke deklaruar se kryeministri kosovar Ramush Haradinaj se kjo është një lojë me zjarr që do të ketë pasoja për rajonin.

Miku i Baton Haxhiut (një bashkëpunëtor i UDB-ës) Hashim Thaçi nga Buroja e Skënderajt që i thonë sot president së fundit pasi ju harxhuan gënjeshtrat me dialogun, me ushtrinë, me “paditë kundër Serbisë për gjonocid”, “padisë kundër Del Pontes”, “padisë kundër Dick Martit” së fundit ju ka gjuajtur Preshevës duke e përdorur si kartë të fundit të tij për interesa personale (të vazhduar pushtetin) me deklarata për “ta bërë Preshevën Kosovë”, ashtu siç e “bëri” ushtrinë para dy vitesh.

Image

Thaçi i ka shfrytëzuar interesat e kombit shqiptar për pushtet të vetin. Hashimi i ftoi dhe mbajti përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës duke i nxori para kamerave në një konferencë për shtyp, për të mbuluar faktin se asnjëherë nuk e ka ngritur çështjen e të drejtave të tyre në dialogun me Serbinë, ndryshe ai do te fliste për Preshevën ata ku duhet në qendrat e vendosjes si ne: Bruksel, ne KS te OKB-së apo forumet ndërkombëtare si ne Davos apo Crans Montana?!

Loja e Thaçit me Preshevën, sikur viteve të fundit me ushtrinë, duket se kësaj radhe Presheva do t’i dalin dardhë me bisht. Nuk kanë thënë rastësisht, sherri i Preshevës n’derë të Stambollit, tash duket do të jetë n’derë të kompanisë së Hashim Thaçit  “Made in Broja”, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Aq me keq disa liderë nga Lugina, tashmë te njohur si servil karshi Beogradit, puthadore të Vuçiqit dhe Thaçit, Hashimi po i ngreh për hunde kah po do, herë andej e herë këndej i cili deri dje ju tha spiunë, qyqana, që s’mundën ta mbrojnë lapidarin e UÇPMB-së ?!

Me kartën e fundit të Thaçit me Preshevën po përfundon edhe karriera e “gjarprit”

Por, sipas analisteve nga Lugina deklaratat e Hashim Thaçit për “bashkimin e Preshevës me Kosovën” është e vonuar edhe pse ai qe 10-15 vite ishte vetshpallur “gardian” i shqiptareve jashtë Kosovës. Por këto vite shumë gjëra, qeveritë e Kosovës nuk bënë asgjë për Luginën, madje as një laps e as një abetare nuk ishin në gjendje të japin, përveç fjalëve dhe premtimeve në prag të fushatave.

Këtë e kishte paralajmëruar edhe i veprimtari tashme i ndjerë Adem Demaçi i cili në intervistën e fundit për “Presheva Jonë” ishte shprehur shkurt: Ju Presheva mos pritni shumë nga Prishtina, a s’po ju shohin sytë se veriu i Kosovës na shkoi..!

Këto vitet shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës përjetuan forma të ndryshme të diskriminimit si në ekonomi, papunësi ashtu edhe në kulturë, arsim.. deri tek zbrazja e Luginës si rezultat i politikave diskriminuese. Kur Prishtina qe 20 vite s’ishte në gjendje të sigurojë një Abetare për vogëlushë të Luginës së Preshevës, atëherë si do të merr Luginën e Preshevës nëse Thaçi nuk i jep diçka Vuçiqit?!

Në fakt, Thaçi dhe PDK dhanë ide po ashtu për rezoluta në Kuvendin e Kosovës për ta “bashkuar” Luginën e Preshevës, po ashtu patën një ide për një Referendum për ta “bashkuar” Luginën e Preshevës me Kosovën, por të gjitha u harruan?!, A mos vallë po presin që edhe këto ide të PDK-së t’i zbatojë Qeveria e Haradinajt, sikur që ishte iniciativa me 100 %?!

Madje nga mediat ne Prishtinë, por edhe ne Beograd, duke ju referuar deklaratave të Thaçit kanë shkruar se “Nëse ndodhë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të rezultojë në njohjen globale të Kosovës dhe hapë rrugën për anëtarësim në OKB” Por, zyrtarët e OKB-së këtë e kanë demantuar përmes “Presheva Jonë” këto deklarata i kanë cilësuar si spekulime dhe propagande për iks interesa. Sipas zyrtarëve të OKB-së: Marrëveshja eventuale mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk anëtarëson Kosovën në OKB, sepse për këtë nuk vendos as Vuçiqi e as Thaçi”

Ndryshe ambasadori amerikan Ëilam Ëolkeri për “Presheva Jonë” gjate kësaj jave ka deklaruar se “kur Serbia dhe Kosova nuk janë në gjendje sot të respektojnë reciprocitetin mes Veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, shtrohet pyetja, se si mund të respektojnë këmbimin e territoreve?!..”

“O Hashim, boll më, mos rrej, mos manipulo, mos bëj hajgare me Preshevën. Së pari i kthe veriun Kosovës, e pastaj fol për Luginën!..Ka metoda tjera t’i shmangesh speciales e jo duke tradhtuar, duke bërë pazare me Beogradin me tokat shqiptare..”është ky selami nga Presheva, respektivisht nga analistët e Luginës drejtuar Hashim Thaçit të cilit po i përfundon karriera me Preshevën të cilën po e përdor si kartë të fundit.

Duket se me Preshevën Hashim Thaçin, po bie, po merr fund karriera, pasi e humbi Veriun e Kosovë si Yaunkovich, Krimean. SHBA frikësohet se Evropa do bjerë pre e presionit serb që Kosova të jetë e ndarë, një zhvillim ky i cili siç paralajmërojnë diplomatët mund të shkaktojë dhunë etnike. Për trazira te mundshme dhe rrëzimin e Hashim Thaçit qysh tash partitë politike shqiptare në Kosovë kanë paralajmëruar protesta të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat