I ashquajturi humanisti francez i dëbuar nga Kosova Gujon: Nuk kam informata kur do më lejohet hyrja në Kosovë

Lajme

I ashquajturi humanisti francez i dëbuar nga Kosova Gujon: Nuk kam informata kur do më lejohet hyrja në Kosovë

Nga: F.B Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 09:37
Aron Gujon

Humanisti francez Aron Gujon (i dëbuar nga Kosova nën dyshimin e marrjes edhe me punë kundër zbuluese) ka deklaruar për mediat serbe shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot” se nuk ka informata rreth asaj se kur mund të i lejohet hyrja në Kosovë.

Ai ka shtuar se shpreson se kjo me gjithë atë do të ndodh në mënyrë që të vazhdoj punën dhe projektet humanitare.

"Për herë të parë pas 14 viteve më gjatë se 6 muaj nuk jam në Kosovë … Shpresoj se do më lejohet hyrja, procedurat janë në rrjedhje e sipër. Për mua është me rëndësi të jem në vendin e ngjarjes, sepse nëse nuk vizitoj një vend, nuk mund të bësh shumë gjëra", ka thënë ai për mediat serbe.

Ai ka thënë se taksat 100 për qind që Prishtina ka vendosur në mallrat serbe kanë ndikuar edhe në projektet që ai realizon në Kosovë, pas arrestimit të tij dhe dëbimit shumë projekte janë vonuar  dhe tash po realizohen.

"Po riparojmë tri shkolla në Kosovë", thotë Gujon duke shtuar se janë siguruar aparatura medicionale, ultrazëri për Pasjan, dhe aparatura për rendgen në Graçanicë.

Ai ka thënë se ka energji të mjaftueshme që të ndihmojë serbët në Kosovë që me dekada bëjnë jetë të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat