130 serbë nga Kosova i shkojnë Vuçiqit në zyrë, ai tregon se për çka do të flasin

Lajme

130 serbë nga Kosova i shkojnë Vuçiqit në zyrë, ai tregon se për çka do të flasin

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:00
Aleksander Vuçiq

Më shumë se 130 serbë nga Kosova, do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim, do të jetë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe i ashtuquajturi drejtor për Zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Vuçiq do të ketë një adresim të veçantë përmes një konference për media, pas këtij takimi, shkruajnë mediat serbe.

Mirëpo, në fundjavë, Vuçiq ka thënë se ai do të diskutojë me serbët e Kosovës për të ardhmen dhe prej atij takimi, do të nxjerrin një mesazh që do ta dërgojnë në adresë të vendeve evropiane.

“Ne do të flasim për platformën e Serbisë dhe për të ardhmen sepse Serbia po kryen të gjitha obligimet e dala nga marrëveshja e Brukselit ndërkaq Prishtina asnjë, ata kanë vendosur edhe taksën 100% ndaj nesh dhe është zgjidhja e tyre kjo. Më pas, ata po zgjedhin edhe ‘serbë privatë’ nëpër Ministritë e tyre dhe ne do të diskutojmë se cila do të jetë politike jonë përballë këtyre hapave të Prishtinës”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat