Vuçiq: Kemi mbetur vetëm në një situatë të pashpresë

Lajme

Vuçiq: Kemi mbetur vetëm në një situatë të pashpresë

Nga: F.B Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:54
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar se do të jemi në një situatë të pashpresë, nëse vazhdon sjellja ofansive e Prishtinës përmes provokimeve të rrezikshme. “Do të konsultohemi me të gjithë partnerët e rëndësishëm evropian edhe botëror përfshirë Kinën, në lidhje me situatën”, tha ai pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai njoftoi se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë kërkuar pajtim që të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës, por ai iu ka sugjeruar të presin qëndrimin e shtetit që do të merret pas konsultimit me partnerët e jashtëm. 

"Kërkuan nga shteti i Serbisë dhe unë si kryetar të bisedoj me qeverinë dhe kërkuan të tërhiqen nga të gjitha institucionet, do të thotë braktisje e parlamentit dhe pushteteve lokale dhe braktisje e policisë regjionale, prokurorisë dhe gjyqësisë në sistemin e Kosovës ", tha Vuçiq pas takimit me 140 serbët përfaqësues nga Kosova, ndërkohë që takimi vazhdon por ai ka takim me delegacionin evropian dhe Dejvid Mekalister. 

Ai nënvizoi se pushteti i Prishtinës tenton të shkaktoj përçarje mes serbëve të veriut dhe jugut në forma të ndryshme. " Që njërës palë të jetë një, ndërsa palës tjetër diçka tjetër, tentojnë të ndajnë Listën Serbe. Pastaj shpikin ministër partinë ku burrin e saj nuk kanë votuar as 5 për qind e serbëve për të hedhur ata që kanë marr 90 për qind të votave të serbëve në Kosovë ", tha Vuçiq. 

Serbia sipas tij do të vazhdojë të angazhohet për paqe dhe stabilitet, ndërkohë që me qeverinë do të shqyrtohet situate dhe e ardhmja sepse kemi mbetur vetëm pa shpresë", ka thënë presidenti serb. 

"I kam lutur përfaqësuesit e serbëve që duhet të presin shtetin e Serbisë edhe 45 ditë, sot nuk ka vendim, sepse dua të takojë partnerët e jashtëm dhe Kinën rreth kësaj", ka thënë Vuçiq. 

"Nëse vazhdon një ofansivë e këtillë e Prishtinës, ne do të jemi në situatë pashpresë. Më se voni për 45 ditë shteti do të përgjigjet në kërkesat e përfaqësuesve serbë të Kosovës, që duna tërheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës", nënvizoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat