Gjuriq: Klimë toksike në Kosovë - serbët po trajtohen si armiq, të gjithëve na duhen kokat e ftohta

Lajme

Gjuriq: Klimë toksike në Kosovë - serbët po trajtohen si armiq, të gjithëve na duhen kokat e ftohta

Nga: F.B Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:08
Marko Gjuriq

Sulmet ndaj serbëve të Kosovës kanë pasojë e “klimës toksike politike” që po re krijojnë liderët politikë shqiptarë në Kosovë”, ka thënë Marko Gjuriq duke shtuar se “serbët po trajtohen si armiq të shtetit të tyre të rrejshëm, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë tha ai, duke komentuar sulmet e vazhdueshme në kohët e fundit ndaj serbëve të Kosovës, presionin, vjedhjet dhe ndalimin e ndihmave humanitare.

"Për këtë shkak udhëheqësit dhe të dëgjuarit e tyre në terren ndihen mjaftueshëm të lirë dhe të fuqishëm. Është vendosur parimi i mos dënimit, kështu që ndihen se kanë hapësirë që kryejnë fatkeqësisht metoda suptile presioni", tha Gjuriq.

Qëllimi sipas tij i këtyre sulmeve, është që serbët të detyrohen të zhvendosen nga Kosova. Gjuriq ka theksuar se serbët në Kosovë janë mjaftueshëm të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj familjeve të tyre, pronave dhe me trimëri ballafaqohen me këtë situatë.

"E jona është t'i ndihmojmë në kuptimin material dhe të përpiqemi që këtë ta bëjmë në mënyrën më efikase", ka thënë ai.

Komunat dhe organet tjera kanë sugjerimin që secili rast i këtillë të dokumentohet, ndërsa shteti do bart mjetet, ashtu që komuna të ju paguaj dëmet", tha Gjuriq.

"Mburrem me përkushtimin dhe trimërinë e këtyre njerëzve që vazhdojnë të të qëndrojnë, ndërkohë shpreh keqardhje ndaj misionit ndërkombëtar në Kosovë që nuk kontribuon në krijimin e ambientit normal", tha ai.

Gjuriq ka pyetur si Prishtina planifikon të pamundësojë punën e Trepçës, kompanisë që është e regjistruar me rregullore të UNMIK0ut dhe ka leje pune nga rregulloret ndërkombëtare.

"Si, përveç dhunës, diçka juridike e diçka ndoshta fizike. I ftoj që mos të mendojnë rreth kësaj, sepse nuk do të sjellin asnjë të mirë, atyre që bëjnë hapa të atillë. Të gjithëve na duhen kokat e ftohta ", ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat