Nënkryetarja e Medvegjës, Leme Xhema: Jemi zot shtëpie këtu, “Urdhëro” do t’i themi Vucicit, do ta presim si Ilir Metën! - Bota Sot
Nënkryetarja e Medvegjës, Leme Xhema: Jemi zot shtëpie këtu, “Urdhëro” do t’i themi Vucicit, do ta presim si Ilir Metën!

Lajme

Nënkryetarja e Medvegjës, Leme Xhema: Jemi zot shtëpie këtu, “Urdhëro” do t’i themi Vucicit, do ta presim si Ilir Metën!

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:11
Leme Xhema

Medvegjë, 27 shkurt -Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nesër do të vizitojë Luginën e Preshevës. Ai do të qëndrojë në Medvegjë në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”. Burimet nga Medvegja kanë njoftuar se të gjitha përgatitjet janë bërë për pritjen e presidentit serb në këtë pjesë të Luginës së Preshevës.

Xhema: Vuçiqin do ta presim të gjithë bashkërisht, serbë e shqiptarë, ashtu siç e pritëm presidentin shqiptar Ilir Metën!

“Ne jemi këtu zot shpie. Nesër do t’i themi “bujrum” presidentit serb Aleksander Vuçiqit ne Medvegjë. Do ta mirëpresim të gjithë bashkërisht serbë e shqiptarë, ashtu siç e pritëm Ilir Metën”, ka deklaruar sot Leme Xhema nënkryetare e komunës së Medvegjës për “Presheva Jonë”, 24 orë para vizitës së presidentit të Serbisë në Luginën e Preshevës.

Rreth vizitës së Vuçiqit në Medvegjë vërehen hezitime nga disa liderë shqiptarë në Luginën e Preshevës, me fjalët se “unë do shkoj” e tjetri “unë s’do të shkoj”, e disa mezi presin ta takojnë duke thënë “unë patjetër do të shkoj, ta pres Vuçiqin, i kam nja dy fjalë me të...” etj..

Madje sipas znj.Xhema “më duket qesharake disa liderë shqiptarë në Luginë të cilët marrin rroga nga Beogradi dhe posedojnë “licnkarta” te Serbisë bëjnë zhurmë e muhabet nëpër kafe e çarshinë e Preshevës, herë po dalim herë s’po dalim ta presim presidentin Vuçiq.

Në prag të vizitës së Vuçiqit në Medvegjë  “Presheva Jonë” ka kontaktuar analistë dhe qytetarë në Medvegjë të cilët disa nuk deshën të flasin për këtë vizitë. Por disa prej tyre thanë se tradita e shqiptarëve është të mirëpresin kush do që i vjen në shtëpi. Bile, bile dihet historikisht, kur shqiptarët dikur ishin në bela, kanë pritur hasmin në shtëpi, i kanë dhënë bukë dhe e kanë përcjellë si ka hije..”

Se kanë bërë përgatitje apo kanë marrë ftesë për këtë vizitë të njeriun numër një të Serbisë në Medvegjë në vazhdim znj. Xhema është përgjigjur shkurt “përgatitjet normalisht janë bërë, dihet ashtu siç priten presidientët sikur më herët, me rastin e vizitës së presidentëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, Ilir Metën apo Bujar Nishanin. Për çfarë ftese e keni fjalën? Nëse e keni për ta pritur Vuçiqn, për ne s’kemi nevojë për ftesa, ne jemi këtu vendor, jemi nikoqir , ne bëjmë ftesa. S’ka nevojë kush me na ftuar neve, në këso raste. Ne jemi këtu zot shpie. Nesër do t’i themi “bujrum” Vuçiqit! Do ta presim ashtu siç e pritëm edhe Ilir Metën”

Do përkujtuar se presidenti shqiptar Ilir Meta në Medevgjë u mirëprit nga qindra shqiptarë me dorën në zemër, me lule e duartrokitje. Se a do të pritet nesër Vuçiq në Medvegjë me lule nga shqiptarët sikur Ilir Metën, mbetet që të shihet.

Kur është fjala për vizitën e Vuçiqit në Medvegjë, do theksuar se në historikun e Medvegjës për herë të parë një president që ka shkelur këtë qytet është ai shiptari Ilir Meta, shkruan “Presheva Jonë”, e cila edhe e kishte shpallur “Personalitet te vitit”.

Ditëve të fundit si në mediat serbe, ashtu edhe në ato shqiptare, duke iu referuar një raporti të “Presheva Jonë” dhe “Frankfurter Rundschau” kanë publikuar dokumentin “top sekret” që supozohet të jetën e Vuçiqit dhe Thaçit prej 22 pikave të marrëveshjes, ku Veriut të Kosovës t’i jepet Serbisë, kurse Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, me kufi në Medvegjë.

Nëse Vuçiq nesër do të vizitojë vetëm Medvgjën në Luginën e Preshevës, pa vizituar Preshevën dhe Bujanocin, mbetet të shihet nëse Medvegja o të jetë stacioni i fundit apo “vija e kuqe” e Serbisë që në një farë mënyrë e dëshmon dokumentin e lartpërmendur prej 22 pikësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...