Jeremiç: Vuçiq ofron Kosovën e pavarur dhe atë menjëherë

Lajme

Jeremiç: Vuçiq ofron Kosovën e pavarur dhe atë menjëherë

Nga: F. B. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 23:31
Vuk Jeremiç

Presidenti i Partisë Popullore dhe kreu i Lidhjes për Serbinë, Vuk Jeremiç ka deklaruar sot në Uashington se presidenti i Serbisë dhe SNS-së Aleksandar Vuçiq ofron “Kosovën e pavarur dhe atë menjëherë”, që përputhet me interesat e perëndimit, ku shumë për këtë e shikojnë nëpër gishta regjimin serb dhe nuk mbështesin opozitën në idenë e bojkotit të zgjedhjeve dhe institucioneve, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

“Pas  bisedave në Uashington, nuk ka dyshime se Vuçiq ofron Kosovën si shtet i pavarur në bazë të ligjeve ndërkombëtare, ndërsa çështja mbetet vetëm ku do vendosen linjat ndarëse me Serbinë. Për Amerikën dhe partnerët perëndimor kjo është prioriteti kryesor, në vitet e fundit është investuar shumë që kjo të arrihet dhe “marrëveshja” me Vuçiqin për Kosovën është vetëm një hap nga materializimi”, ka thënë Jeremiç për Zërin e Amerikës.

Jeremiç ish-ministër i punëve të jashtme në Uashington ka prezantuar Lidhjen për Serbinë ku ka biseduar me zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-ve Metju Palmer dhe përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit.

“Opsioni aktual në tavolinë është shkëmbimi i territoreve, përkatësisht vizatimi i kufijve. Pala amerikane insiston se marrëveshja përfundimtare përfshinë njohjen e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës së vetëshpallur si shtet i pavarur”, tha ai.

Ai ka thënë se “diçka flitet se Amerika ndoshta mund të heq dorë nga kërkesa e njohjes formale të Prishtinës”, nëse Serbia lejon që Kosova të bëhet pjesë e OKB, që është lëshim për palën serbe dhe e gjithë ajo të “gëlltitet” më lehtë.

“Pushteti në Serbi thotë se marrëveshja nuk është afër, që absolutisht nuk është e vërtetë. Vetëm në një moment do të filloj fushata brutale dhe nxitja e trazirave në Kosovë, që duhet ndalen edhe pastaj bisedimet vetëm do të shpallin ata që janë marr vesh fshehur”, ka thënë Jeremiç.

Jeremiç ka thënë se protestat në Serbi dhe bojkoti nga ana e opozitës” pak është e pakëndshme për bashkësinë ndërkombëtare dhe paraqet një lloj “ngarkese”, sepse me Vuçiqin ka kohë që është arritur marrëveshja që ai tash duhet ta përmbush.

Ai ka thënë se ne bisedë me përfaqësuesit e Departamentit nuk është arritur pajtim në nivel të lartë, por ky është vetëm fillimi i procesit i cili besohet se do jep rezultate.

“Pozita zyrtare amerikane është që të bisedat me shqiptarët e Kosovës duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë, qëndrim ky që është përsëritur edhe nga Departamenti i Shtetit. Administratës amerikane ia kam përcjell qëndrimin e Lidhjes për Serbinë dhe Partisë Popullore që është në kundërshtim me pozicionin amerikan, Kjo është një nga temat ku nuk kemi pasur pajtim”, tha Jeremiç.

Ai tha se nuk kishte pajtim as për bojkotin e institucioneve dhe zgjidhjeve si është paralajmëruar.

“Na është propozuar të heqim do të nga bojkoti i institucioneve dhe zgjedhjeve, si shkak kanë përmendur se asgjë nuk mund ndryshohet jashtë procesit zgjedhor, që është e saktë dhe qëndrimi edhe i jonë”, tha Jeremiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat