Vuçiq nga Medvegja: Serbia do të fitojë në dialog me Kosovën

Lajme

Vuçiq nga Medvegja: Serbia do të fitojë në dialog me Kosovën

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 10:50
Aleksandar Vuçiq në Medvegjë

Në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po qëndron sot në Vllasotince, ku po takon qytetarët si dhe po merr pjesë në inaugurimet e projekteve të realizuara atje shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Gjatë adresimit para të pranishmëve ai ka folur për situatën në Serbi dhe rajon, për zhvillimin ekonomik si dhe për dialogun me shqiptarët.

Duke komentuar situatën lidhur me çështjen e Kosovës ai ka thënë se drejtuesit në Prishtinë janë të papërgjegjshëm dhe jo racional dhe “kurrë nuk mund të dini çka pritet prej tyre ".

"Qëllimi ynë është paqja dhe përkujdesja ndaj popullit, prandaj shqetësohem për gjithë atë që shqiptarët janë të gatshëm ta bëjnë. Por qytetarët tanë nuk duhet të shqetësohen, ne do ta ruajmë popullin tonë, Përveç se stili im I punës është I ndryshëm, unë nuk dua të kërcënoj, por unë shikoj në fund të ndeshjes çfarë do të ketë në semafor. Ndërsa do të fitoj Serbia ", ka thënë Vuçiq në Vlasotince.

Vuçiq në qarkun e Jabllanicës po viziton shkolla dhe institucione, ndërsa do qëndroj edhe në Bojnik, Leskovc, Leban, Medvegjë dhe Banjë të Siarinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat