Nisma Socialdemokrate shënon 5 vjetorin, Reçica: Ndjehem i nderuar të jem njëri nga Ju!

Lajme

Nisma Socialdemokrate shënon 5 vjetorin, Reçica: Ndjehem i nderuar të jem njëri nga Ju!

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 10:52
Skender Reçica

Nisma Socialdemokrate shënon 5 vjetorin e themelimit të saj dhe ministri Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica përmes një postimi në Facebook, kujton se si 5 vite më parë nisëm rrugëtimin tonë, të përkushtuar për drejtësi e solidaritet, përkthim të parimeve dhe vlerave socialdemokrate në mirëqenie meritore për qytetarët, përcjellë “Bota Sot”.

Ai më tej shkruan se, NISMA Socialdemokrate nuk ka qëndruar asnjëherë duarkryq përballë marrjes së përgjegjësive.

Postimi i plotë:

5 vite më parë nisëm rrugëtimin tonë, të përkushtuar për drejtësi e solidaritet, përkthim të parimeve dhe vlerave socialdemokrate në mirëqenie meritore për qytetarët, arsim cilësor, mbrojtje e përkrahje të prodhuesve vendor dhe avancim për integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe strukturave Euroatlantike.

Përgjatë pesë viteve të rrugëtimit politik, NISMA Socialdemokrate nuk ka qëndruar asnjëherë duarkryq përballë marrjes së përgjegjësive. Sot, me të drejtë, qytetarët po e përceptojnë NISMA’n si sinonim të mbrojtjes së shtetit dhe të bërjes realitet të vlerave socialdemokrate. Familja e përbashkët e NISMA’s Socialdemokrate është e gjithësecilit nga Ju!

Urime 5 vjetori i NISMA’s Socialdemokrate!
Ndjehem i nderuar të jem njëri nga Ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat