Vuçiq: Udhëheqja e Prishtinës, irracionale dhe e papërgjegjshme

Lajme

Vuçiq: Udhëheqja e Prishtinës, irracionale dhe e papërgjegjshme

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:07
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se lidershipi në Prishtinë është irracional dhe i papërgjegjshëm dhe se "kurrë nuk mund ta dini se çfarë pritet prej tyre".

"Qëllimi ynë është paqja dhe unë jam i shqetësuar për gjithçka që shqiptarët janë të gatshëm të bëjnë, por njerëzit nuk duhet të shqetësohen. Ne do të mbrojmë popullin tonë. Përveç asaj se stili im është pak më ndryshe, nuk më pëlqen të kërcënoj dhe të jem hero. Unë shikoj çfarë do të jetë në fund të ndeshjes në semafor. Serbia do të fitojë", tha Vuçiq në Vlasotince.

Ndryshe, gjatë ditës Vuçiq do të vizitojë edhe vendbanimet Bojnik, Leskovc, Lebane, Medvegjë dhe Banjën e Siarinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat