Haradinaj zotohet se do të angazhohet fuqishëm në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës

Lajme

Haradinaj zotohet se do të angazhohet fuqishëm në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës

Nga: K.M Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:13
Kryeministri Haradinaj, gjatë takimit me sipërmarrësit nga Mitrovica

Kryeministri Haradinaj, bashkë me disa ministra të kabinetit të tij sot ka pritur në takim disa prej sipërmarrësve të qytetit të Mitrovicës të cilëve u ka premtuar mbështetje të parëzervë nga ana e qeverisë, duke theksuar se do të krijoj gjithashtu një fond të posaçëm për Mitrovicën.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Mitrovica, si hallkë e rendësishme e ekonomisë së Kosovës, po hyn në një dinamikë të re të zhvillimit të qëndrueshmëm. Pas analizimit të përbashkët të specifikave e sfidave me sipërmarrësit e komunës së Mitrovicës dhe ministrat e linjës, u zotova se Qeveria do të fokusohet në zgjidhjen e tyre përmes avancimit të infrastrukturës, granteve për bizneset vendore, si dhe për krijimin e një fondi të posaçëm për Mitrovicën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat