Nitaj: Fatkeqësi që nuk kaloi ligji për automjetet e vjetra

Lajme

Nitaj: Fatkeqësi që nuk kaloi ligji për automjetet e vjetra

Nga: K.M Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Në një postim të tijin në Facebook, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj ka thënë se është për të ardhur keq se si nuk është votuar ligji për automjetet, e si rezultat do të vazhdojmë të kemi mbi 70 % të automjeteve tona në qarkullim, me mbi 15 vite të vjetra.

Ja postimi i plotë i tiji në Facebook.

Për keqardhje që as kësaj radhe nuk kaloi ligji për automjetet.
Sot, në Kosovë 70 për qind e automjeteve janë më të vjetra se 15 vjet dhe ky ligj kishte veç një qellim, që sado pak të përmirësohej mesatarja e vjetërsisë së automjeteve që janë në qarkullim.
Këto nuk po e ndotkan ambientin veç ato që janë më të reja se sa 15 vjet!
Është tragjike kur krejt kjo bëhet, në emër të mbrojtjes së qytetarit!
Nuk kanë faj, se vet nuk e kanë këtë hall, e sa për popull të cilin e përfaqësojnë, disa deputetëve po duket qe nuk u behët vonë asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat