Reçica: Përkujdesi ndaj kategorive më në nevojë, është obligim i yni ligjor

Lajme

Reçica: Përkujdesi ndaj kategorive më në nevojë, është obligim i yni ligjor

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:42
Skender Reçica dhe Igballe Rogova

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica ka pritur sot në takim drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës znj.Igballe Rogova, me të cilën biseduan rreth çështjes së financimit të OJQ-ve/Strehimoreve për mbrojtje të viktimave të dhunës në familje, trafikimit me qenie njerëzore dhe për fëmijët pa përkujdesje prindërore, ka shkuar Reçica në profiling e tij në Facebook, përcjellë "Bota Sot".

Ai më tej ka shkurar se, kjo ministri do të vazhdojë t’i mbështesë OJQ-të/Strehimoret si dhe qendrat ditore të licencuara, ashtu siç është paraparë në buxhetin e vitit 2019.

Postimi i plotë:

Prita sot në takim znj.Igballe Rogova, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës me të cilën biseduan rreth çështjes së financimit të OJQ-ve/Strehimoreve për mbrojtje të viktimave të dhunës në familje, trafikimit me qenie njerëzore dhe për fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Theksova se MPMS do të vazhdojë t’i mbështesë OJQ-të/Strehimoret si dhe qendrat ditore të licencuara, ashtu siç është paraparë në buxhetin e vitit 2019.

Përkujdesi ndaj kategorive më në nevojë, është obligim i yni ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat