Reagon ministri Lluka: Nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme

Lajme

Reagon ministri Lluka: Nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:03
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekomonik, Valdrin Lluka, ka reaguar lidhur me rastin punësimit në telekom që raportoi KTV, duke thënë se ne sot kemi kërkuar të vërtetohet kjo informatë dhe nëse del të jetë ashtu, si ministër i linjës do të kërkoj menjëherë shkarkimin e anëtarit të bordit në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, bënë të ditur përmes një postimi në Facebook, përcjellë "Bota Sot".

Ai më tej shkruan se, nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme

Postimi i plotë:

Lidhur me rastin e anëtarit të bordit të Telekomit të Kosovës që, sipas KTV, ka punësuar 4 fëmijët e vet në Telekom brenda 1 muaji:

Ne sot kemi kërkuar të vërtetohet kjo informatë dhe nëse del të jetë ashtu, si ministër i linjës do të kërkoj menjëherë shkarkimin e anëtarit të bordit në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme. Praktika të tilla janë në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike dhe ligjin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat