Kurti flet për herë të parë pas daljes nga spitali, tregon për gjendjen e tij shëndetsore

Lajme

Kurti flet për herë të parë pas daljes nga spitali, tregon për gjendjen e tij shëndetsore

Nga: K.M Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:12
Albin Kurti

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti ka folur për herë të parë pas lirimit nga kujdesi spitalor, pas një problemi shëndetësor, të cilin sipas tij për ta larguar krejtësishtë, i duhen edhe 2 javë pushim. Ai ka falemderuar inferimeret dhe mjekët të cilët, siç ka thënë ai vetë, përkundër kushteve të punës, me dijen e tyre kanë bërë më të mirën e mundshme për të.

Ja postimi i tij i plotë në facebook

Sot dola nga spitali dhe jam mirë.

I falënderohem mjekëve dhe infermiereve në Klinikën Infektive si dhe në atë të Emergjencës në QKUK. Ishin mbi 50 orë të vështira por ndjehesha i sigurt me ta. Ju falënderohem edhe të gjithë juve që më keni dërguar mesazhe inkurajuese.

Infermieret Arbëria, Adelina, Arbenita, Merlina, Miradija, Vildanja, Elmerina, Amirja, Eminja dhe kryeinfermierja Lulja, nga Reparti i Intenzivës së Klinikës Infektive, si dhe mjekët Prof.Shemsedini, Dr.Nderimi e Drejtor Hamdiu, me dijen, përvojën dhe kujdesin e tyre, më nxorën nga kjo krizë shëndetësore. Ata ngadhënjyen mbi sëmundjen time, përkundër kushteve të tyre të punës.

Isha i sëmurë, ende nuk jam shëruar. Dy javë pushim e vazhdim i terapisë janë të nevojshme. Por, më vjen turp të them se isha i sëmurë kur kam parasysh e s’i heq dot prej mendjes pacientët e tjerë aty, në gjendje të rëndë, disa edhe shumë të rëndë. Uroj që t’ia dalin të gjithë, të shërohen e të bëhen sa më mirë. Dëshiroj më të mirën për ta e për familjarët e tyre, dhe e di se mjekët e infermieret do të vazhdojnë përditë të shërbejnë me përkushtim për të gjithë të sëmurët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat