Islami: Unë përpëlitesha me vdekjen, në kohën e çajit të dr. Istref Plakollit!

Lajme

Islami: Unë përpëlitesha me vdekjen, në kohën e çajit të dr. Istref Plakollit!

Nga: N.Sh Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 22:31
Gazmend Islami

Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, edhe sonte ka vazhduar reagimin e tij kundër dr. Istref Plakollit.

Islami përmes një postimi në Facebook, shprehet se, në kohën kur ishte duke u përpëlitur me vdekjen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, dr. Istref Plakolli ishte duke pirë çaj me stafin e tij.

Këtë sipas Islemit, mund ta vërteton vëllai i tij, prof. Avni Islami.

Lexojeni reagimin e tij:

Përpëlitja me vdekjen, në kohën e çajit të dr. Istref Plakollit!!

Pas publikimit tim të poshtërsisë së Dr. Istref Plakollit, ai pa fije turpi paska reaguar se gjoja ka kryer punën me ndershmëri.

Unë qytetar të dashur llapjan ju garantojë që përderisa përpëlitesha me vdekjen ky me gjithë stafin e tij ishin mbledhur në dhomën tjetër dhe pinin çaj, këtë mund ta vërtetoj vëllai im Prof. Avni Islami që kërkonte të përcillesha për Prishtinë.

Thërras Prokurorinë, ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailit që të hap rastin ndaj Dr. Istref Plakollit që nuk meriton të jetë pjesë e shëndetësisë dhe ti merret e drejta për të ushtruar profesionin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat