Zbutet Daçiq: Shqiptarët e serbët duhet t’i ndihmojnë njëri-tjetrit

Lajme

Zbutet Daçiq: Shqiptarët e serbët duhet t’i ndihmojnë njëri-tjetrit

Më: 1 mars 2019 Në ora: 00:02
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se dy popujt duhet të bisedojnë sinqerisht për problemet dhe duhet të mos mendojnë se interesat e serbëve dhe të shqiptarëve janë në kundërshtim njëri me tjetrin.

Sipas tij dhe siç përcjell tanjug, duhet të flasin hapur se dy popujt mund të t’i ndihmojnë njëri-tjetrin.

Daçiq ka shtuar se është me rëndësi përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Ballkan, serbëve e shqiptarëve.

“Kur flasim për Shqipërinë, gjithsesi që duhet të flasim edhe për Kosovën. E kur flasim për Serbinë duhet të flasim edhe për Republikën Serbe” , citohet të ketë thënë Daçiq.

Ai ka përfunduar se të gjitha problemet ndërmjet serbëve e shqiptarëve është dashur të zgjidhen me Shqipërinë, pasi kjo sipas tij, do të ishte zgjidhje më e mirë se sa njohja e pavarësisë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat