Aktori serb Trifunoviç me akuzë të rëndë ndaj Vuçiqit: Me vendin edhe më tutje udhëheq krimineli Millosheviq

Lajme

Aktori serb Trifunoviç me akuzë të rëndë ndaj Vuçiqit: Me vendin edhe më tutje udhëheq krimineli Millosheviq

Nga: F.B. Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:52
Aleksander Vuçiq

Demokracia në Serbi në tërësi është suspenduar, ka vlerësuar në Beograd aktori serb Branislav Trifunoviç në tribunën “nuk është filozofi të heshtësh”, ndërkohë sociologia Vesna Peshiç mendon se karakteristikë themelore e popullzimit është “veçanërisht armiqësore”, në raportin ndaj jo bashkëmendimtarëve, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Trifunoviç në debatin “Demokracia kundër populizmit” ka theksuar se “i duket se në jetën politike në Serbi tash 30 vite figurojnë njerëz të njëjtë dhe të gjithë dëshirojnë të bëhen lider”.

Sipas Trifunoviçit, nuk është çudi që “truma e njerëzve” nga ish Partia demokratike është përreth Aleksandar Vuçiqit, sepse zakonisht janë në vepër “ekonomia vëllazërore”  me sistemin “të vij”.

Trifunoviç ka thënë se “po i duket se në Serbi duhet të fillohet nga fillimi dhe se me vendin edhe më tutje po udhëheq tashmë i vdekuri Sllobodan Millosheviq”.

Peshiç ka vlerësuar se kur shtrohet pyetja pse në Serbi nuk kanë sukses përpjekjet që të ndërtohet shteti i së drejtës, në të cilën nuk do të jetë e mundshme që ai që është në pushtet të shkel ligjet dhe liritë qoftë individë apo pakicë.

“Kushtetuta shkelet në mënyrë dramatike, ndërsa pushteti udhëheq në mënyrë të pakufizuar”, mendon Peshiç që kritikoi edhe disa media që sulmojnë secilin që vendos të kundërshtoj politikisht pushtetin.

Si shembull përmendi shkrimin rreth aktorit Nikola Koja dhe publikimin e adresës ku banon.

Në tribunë ka marr pjesë edhe profesori Dragoljub Miçunoviq që ka vlerësuar se njerëzit shumë më lehtë është “me i bërë me vese mbrapshta se me i arsimuar” dhe se në Serbi keqpërdoret termi “popull”.

Miçunoviq ka përfunduar se tash në vepër është vrasja e demokracisë dhe mjeteve themelore të saj, a kjo është pavarësia gjyqësore dhe parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat