Oficeri serb tregon çfarë fshihet pas kërcënimit se “braktiset Bondsteel”

Lajme

Oficeri serb tregon çfarë fshihet pas kërcënimit se “braktiset Bondsteel”

Nga: F.B Më: 2 mars 2019 Në ora: 09:33
Foto ilustruese

Amerika sigurisht nuk braktis bazën qendrore më të rëndësishme gjeostrategjike në Evropën juglindore dhe ajo është në Kosovë, ka thënë gjeneral majori i Ushtrisë së Serbisë në pension, profesor dr Mitar Kovaç, shkruan “informer”, transmeton “Bota Sot”.

Refuzimi i Prishtinës në realizimin e kërkesës së Amerikës për heqjen apo suspendimin e taksës që është vënë ndaj prodhimeve serbe, sipas opinionit mund të ndikojë në sanksione serioze ndaj Kosovës, njëra ndër to thuhet edhe tërheqja e ushtrisë amerikane nga Kosova dhe mbyllja e bazës më të madhe evropiane — Bondsteel.

Profesor dr Mitar Kovaç, gjeneral-major  në pension dhe kryetar i Forumit euro-aziatik të sigurisë, është i mendimit se është vetëm një tërheqje e vërejtjes.

“Sigurisht se nuk bëhet fjalë për qëllim real sepse e gjithë lufta në Kosovë është inspiruar me qëllim që Amerika në Ballkan të fitoj të ashtuquajturin bartës të aeroplanëve në tokë, që është gratis dhe që fiton garanci të shfrytëzimit në kohë të gjatë”.

Kovaç thekson se hapësirat e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës e Malit të Zi janë baza themelore në të cilat Amerika synon në shtigje të gjata si interes strategjik, ku do mund të instalojë pajisjet e saj të kontrollit të Lindjes së mesme dhe Detit Kaspik.

“Kështu ky kërcënim ndaj shqiptarëve është për një përdorim dhe sigurisht Amerika ka masa tjera me të cilat mund të kthjellë udhëheqjen e Prishtinës. Kjo është vetëm për opinion sepse nuk besoj se ndokush nga udhëheqja në Prishtinë ka guxim t'i kundërvihet letrës së hapur apo të mbyllur të kërcënimit të Amerikës. Mendoj se kjo nuk iu është transmetuar seriozisht prandaj ata sillen kështu”, tha ai.

Politikat reale nuk dërgohen përmes medieve, andaj vendimi për lëvizjen e forcave është shumë serioz të thuhet përmes mediave.

 “Me zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, Amerika dëshiron garanci se Serbia do të heq dorë nga ajo hapësirë, që të mund me legjitimitet të drejtojë atë. Nuk është habi se Kosova quhet ndër analistë si shteti më i ri i Amerikës në Evropë”, tha Kovaç.

Amerika nuk do lëshojë bazën më gjeostrategjike në juglindje të Evropës sepse atë që Amerika nuk ka mund të bëjë në instalimin e pajisjeve strategjike në Hungari dhe Gjermani do ta bëjnë në Kosovës, Mal të Zi , Maqedoni dhe Shqipëri- bëhet fjalë për raketa nukleare të distancës së mesme.

Në media ka pasur spekulime se ShBA mund tërhiqet nga Bondsteel por të ndërtojë një bazë të re në veriun e Kosovës, mirëpo kjo mbetet vetëm si spekulim medatik.

Kampi Bondsteall është baza ushtarake më e madhe amerikane pas luftës së Vietnamit, ajo gëzon eksterritorialitet dhe i përgjigjet vetëm Pentagonit.

Aktualisht ShBA kanë 650 ushtarë në Kosovë, në këtë kamp është vendosur selia e forcës shumëkombëshe lindje, u ndërtua në vitin 1999 kur forcat amerikane erdhën në Kosovë. Atë ë ndërtuan inxhinierët ushtarakë amerikanë dhe ekspertët nga kompanitë shtetërore amerikane.

Gjatë punimeve ishte e nevojshme gërmimi në dy kodra dhe rrafshimi i luginës, ka sipërfaqe prej 3.86 kilometra katror me perimetër 11.3 km. Ka 300 objekte infrastrukturës me 25 km rrugë, manare për helikopterë, tankse edhe automjete blinduara, sistem të vetë të furnizimit me ujë edhe rrymë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat