Hulumtim për shqiptarët dhe serbët – a do jetoni dhe punonit bashkë, a do të kurorëzoheshin - përgjigjet janë befasuese!

Lajme

Hulumtim për shqiptarët dhe serbët – a do jetoni dhe punonit bashkë, a do të kurorëzoheshin - përgjigjet janë befasuese!

Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Traumat e thella historike, stereotipat dhe mos zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe qëndrimet e politikanëve ndikojnë në raportet mes serbëve dhe shqiptarëve, ka treguar hulumtimi I agjensionit “Faktor plus", dhe kjo situatë nuk do përmirësohet në kohën e afërme, shkruan “blic” transmeton “Bota Sot”.

Rreth rezultateve të hulumtimit të "Faktora plus" në një panel kanë folur politikologu Stefan Surliç dhe gazetari Idro Seferi. Sipas konkluzioneve të tyre raporti mes shqiptarëve dhe serbëve varet nga zgjidhja e çështjes së Kosovës. Surliç shprehet se çështja e Kosovës do të “kontaminoj” raportet përderisa nuk zgjidhet dhe do të jetë temë dominuese në atë raport, duke mos lënë tema tjera

“Pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk mund të vendosim lidhje ekonomike apo tjera mes shqiptarëve dhe serbëve” ka thënë Surliç duke shtuar se raportet mes dy popujve do të përmirësohen kur çështja e Kosovës të zgjidhet përfundimisht.

Analiza e rezultateve të hulumtimit të agjensionit "Faktor plus", sipas Seferit dëshmon se mungon komunikimi mes dy popujve dhe se shqiptarët më shpesh shkojnë në Kollashin në Malin e Zi, në anën tjetër nuk e dinë ku është Kopaoniku, pikërisht për mungesë të komunikimit.

Kam vërejtur se për herë të parë në Panairin e sivjetshëm të Turizmit nuk ka pasur stendë të shqiptarëve dhe kam menduar kjo është për faktin e mungesës së buxhetit por edhe situatës politike.

“Do të kishte më shumë shpresë kur të dy popujt do të kishin mundësi më shumë të udhëtojnë, por nuk kanë aq para, por edhe kur kanë zgjedhin destinime tjera” thotë Seferi.

Surliç vlerëson se paragjykimet dhe stereotipat janë bazë e mos kuptimit dhe beson se ata që morën pjesë në anketë dhe përgjigjet e tyre janë stereotipe dhe mendimi i tyre i sinqertë.

“Është interesant sit ë vërehet si kemi definuar se serbi i mirë është ai që nuk do shqiptarët, apo shqiptar I mirë ai që ka mendim negative për serbët. Përgjegjësia kryesore kanë mediat dhe politikanët, përkatësisht deklarata jo përgjegjëse dhe senzacionale” ka thënë Surliç. Shqetësuese është se të rinjtë në erën modern në vend të kosmopolizmit ende jetojnë në geto.

Seferi dhe Surliç kanë treguar në vetën njëjës se të dy janë nga Kosova dhe se kanë “raporte të shëndosha”.

“Ne dy mbajmë mend konfliktin dhe bartim kujtime, mos të themi traumën, por përsëri e kemi tejkaluar dhe jemi të gatshëm të shprehim qëndrime nga këndvështrime të ndryshme, prandaj nuk kam mirëkuptim me të rinjtë që tregojnë ekstremizëm absolute” tha Surliç.

Ai theksoi se çështjet se kaluarës, problem kyç dhe “sopat në detin e akullt” dhe theksoi se për dy popujt nuk vlen se historia grumbull I fakteve që kanë ndodhur në të kaluarën që nuk ka pajtim rreth asaj.

"Interesat nuk na janë kundërshtues"

Shefi I diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka theksuar se të “ dy popujt duhet sinqerisht të bisedojnë rreth problemeve dhe mos të mendojnë se kanë interesa kundërta, por duhet të gjejnë emëruesin e përbashkët.

Image
Ivica Daçiq

Daçiq ka theksuar se përveç që duhet hapur të bisedojmë për probleme, duhet të shikojnë edhe si mund të ndihmojnë njëri tjetrin.

Disa nga përgjigjet e hulumtimit dhe rezultatet janë:

Në pyetjen sa jeni të interesar për raportet e shqiptarëve me serbë dhe ansjalltas:  24 % e serbëve thonë mjaft, 46 pak dhe 30% hiq, ndërsa shqiptarët ( 15 % shumë, 43 % pak dhe 41 hiq fare).

Në pyetjen sa janë serbët dhe shqiptarët agresiv, lojal dhe besueshem : serbët mendojnë se 51 % e shqiptarëve janë agresiv, 28% lojal dhe 26% të besueshëm, ndërsa shqiptarët  ( 57 % e serbëve janë agresiv, 23% lojal dhe 22% të besueshëm).

Në pyetjen si do të ndryshojnë raportet në të ardhmen: 63% e serbëve mendojnë se nuk do ndryshojnë as në të ardhmen raportet, ndërsa këtë e thonë 67% e shqiptarëve.

Image

 

Çfarë mendojnë serbët dhe shqiptarët për njëri tjetrin : mendim negativ kanë 30% e serbëve, pjesërisht negativ 34 %, pjesërisht pozitiv 27 % dhe pozitiv 10%, ndërsa shqiptarët ( mendim negativ 26%, pjesërisht negativ 33%, pjesërisht pozitiv 26% dhe pozitiv 16%).

Në pyetjë për çka ngjajmë njëri popull me tjetrin : Serbët thonë 47% s enuk kanë ngjashmëri dhe 39 për përkatësinë gjeografike, ndërsa shqiptarët thonë (nuk ka ngjashmëri 50 % dhe 41% për pozitën gjeografike).

Image

Në pyetjen çka ka ndikuar në qëndrimet  për palën tjetër: shqiptarët ( 30% thonë qëndrimet  politikanëve, 39% ngjarjet historike, 16 gjendja në Kosovë, 14 edukimi dhe 12 paragjykimet), ndërsa serbët 16% qëndrimet e politikës, 40 % ngjarjet historike, 45% gjendja në Kosovë, 10% edukimi dhe 10% paragjykimet.

Rreth 20 % e serb[ve thonë se njohin ndonjë shqiptar, ndërsa vetëm 6 % e shqiptarëve njohin ndonjë serb, 73% e serbëve do pranoni  vizitën e shqiptarëve dhe 80 % të serbëve, 68% e serbëve do pranon shqiptarët të jetojnë në vendin  e tyre, ndërsa këtë do pranon 71% e shqiptarëve.

Image

Rreth 50% e serbëve do pranon të punonin me shqiptar, ndërsa këtë do e bënin 45% e shqiptarëve, 26% e serbëve do pranonin të kishin komshi shqiptarët, ndërsa 29 e shqiptarëve nuk kanë asgjë kundër me pas komshi serbët.

Por megjithatë vetëm 8% e serbëve do pranonin një martesë dhe kurorë me shqiptarët dhe 15% e shqiptarëve një martesë e kurorë me serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat