Simboli i shqiponjës nervozon sigurimin në Aeroportin Malit të Zi, shikoni pamjet!

Lajme

Simboli i shqiponjës nervozon sigurimin në Aeroportin Malit të Zi, shikoni pamjet!

Më: 2 mars 2019 Në ora: 14:58
Pamje nga videoja

(E plotësuar) - Shqiponja e formuar me duart e kryqëzuara në gjoks është përhapur si simbol shqiptarie dhe veçanërisht krenarë bëhemi kur kjo shenjë bëhet publikisht nga persona të njohur veçanërisht në botën e politikës, sportit dhe artit, por edhe më gjerë.

Një bashkatdhetar shqiptar që kishte ardhur nga diaspora në aeroportin e Podgoricës, vendosi të përshëndesë familjarët e tij që kishin dalë për ta pritur duke bërë shqiponjën me duar dhe me fjalët përshëndetëse “mirë se erdhe kumbarë”.

Ai me të dalë nga kontrolli i aeroportit, i gëzuar për takimin me familjarët pas një kohe të gjatë, vendosi t’i përshëndesë ata plot emocion duke bërë shqiponjën si shenjë të identitetit shqiptar.

Por, kjo ka penguar një zyrtar të aeroportit, i cili i është afruar këtij bashkatdhetari, për ta larguar nga aty me arsyetimin se nuk duhet të bëjë një gjë të tillë.

Kjo shkaktoi pakënaqësinë e bashkatdhetarit shqiptar, i cili ia ktheu zyrtarit të aeroportit me fjalët në gjuhën serbe ‘ima-ima’, duke ia bërë me dije se mund të përshëndesë me shqiponjën, pasi është vendi i tij dhe aty ka shumë miq.  

Edhe familjarët e bashkatdhetarit kanë reaguar të revoltuar ndaj zyrtarit të aeroportit, duke i thënë se ky është vendi i tyre dhe se kanë të drejtë të bëjnë shqiponjën.

Ndryshe, pas sfidës së ndërprerë në 14 tetorin e vitit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë, emblema e shqiptarëve, shqiponja dykrenore u përhap dhe u mbështet dhe nga shumë figura publike ndërkombëtare.

Jo vetëm shqiptarët, atë për shumë vite e kanë bërë edhe përkrahësit e shqiptarëve, që nga Papa Francesku, Jean-Claude Van Damme, Hulk Hogan e shumë të tjerë.

Ajo mori vëmendjen e gjithën botës, në ndeshjen Zvicër-Serbi kur dy lojtarët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri shënuan gol për Zvicrën e në fund e bënë edhe shqiponjën.

**

Simboli i shqiponjës me dy kokë i bërë nga një shqiptar në Aeroportin e Podgoricës ka ngjallur reagime tek një punëtor i sigurimit.

Shqiptari nga Mali i Zi menjëherë pasi mori bagazhin u incizua nga një kushëri i tij.

Punëtor i sigurimit urdhëroi këtë të fundit që ta ndaloj video-incizimin. “Ndale, mos e bëj këtë…”, ishin disa prej fjalëve të këtij punëtori që sipas gjitha gjasave është i entitetit serb.

“Ky është vendi im. Unë kam lindur këtu”, ishte reagimi i shqiptarët që jeton në diasporë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat