Rikallo me post shtetëror në Serbi, deklaratën e parë e jep për Kosovën

Lajme

Rikallo me post shtetëror në Serbi, deklaratën e parë e jep për Kosovën

Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:44
Nenad Rikallo dje është emëruar sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë në Serbi

Ish-ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës i shkarkuar pak kohë më parë nga ky post, Nenad Rikallo dje është emëruar sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë në Serbi.

Nga ky post, ai sot ka premtuar se do të bëjë shumë për ta zhvilluar dhe, siç tha, fuqizuar, bujqësinë në Kosovë.

Rikallo në rts është ankuar se edhe pse ka pasur ide, nuk ka pasur rast që nga posti i ministrit të Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës të punojë shumë për serbët e Kosovës.

Ka shtuar se tash e tutje, nga pozita e re, do të punojë në projektet që do të ndikojnë në fuqizimin dhe në zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

Rikallo ka thënë se beson që në marrëveshje me ministrin serb të Bujqësisë (Branisllav Nedimoviq) do të marrë detyrime për realizimin e shumë projekteve.

“Disa nga këto projekte janë kapitale – frigoriferë të rinj, tharëse, prodhime, fabrika për përpunim patatesh, kapacitete përpunuese” ka thënë Rikallo pa saktësuar se ku do të realizohen duke shtuar se këto do të ndihmojnë që bujqësia të zhvillohet si duhet.

Sipas tij, qëllimi kryesor i Ministrisë së Bujqësisë së Serbisë është ta bëjë të qëndrueshme jetën e njerëzve në Kosovë, ndërsa ka shtuar se mu për këto përpjekje të tij është shkarkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat