Protestuesit ia përmendin Vuçiqit vrasjen e Ivanoviqit

Lajme

Protestuesit ia përmendin Vuçiqit vrasjen e Ivanoviqit

Më: 2 mars 2019 Në ora: 22:46
Pamje nga protesta

Mijëra njerëz demonstruan në kryeqytetin serb të shtunën, në javën e 13-të të protestës kundër presidentit Aleksandar Vuçiç.

Protestuesit u mblodhën para Fakultetit Filozofik për të vazhduar drejt RTS-së, shkruajnë mediat serbe.

Kritikët akuzojnë Vuçiq për shkeljen e lirive të fituara demokratike. Lëvizja marshon nën flamurin “Një në pesë milionë” – një referencë për një koment të bërë nga Vuçiq në dhjetorin e kaluar kur u zotua se nuk do të tërhiqet kurrë, edhe nëse 5 milionë njerëz do të dalin në rrugë.

Protestat filluan pasi një politikan opozitar u rrah nga banditë nëntorin e kaluar.

Protestuesit ia kanë përmendur edhe vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq dhe disa të tjera.

“Tani dëgjoni mirë Aleksandar Vuçiq, a mendoni se ne kemi harruar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, a mendoni se kemi harruar Savamala Pançiqe….”, tha anëtarja e pavarur e parlamentit Marinika Tepiq para protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat