Stefanoviç kërcënon Haradinajn: As mos mendo për dhunë ndaj serbëve

Lajme

Stefanoviç kërcënon Haradinajn: As mos mendo për dhunë ndaj serbëve

Nga: F.B Më: 2 mars 2019 Në ora: 22:58
Nebojsha Stefanoviç

Nën kryetari i qeverisë dhe ministri i punëve të brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviç ka porosit Haradinajn që as mos të mendoj në aksione të dhunshme ndaj serbëve të Kosovës, sepse Serbia do të di të reagoj, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka bërë këtë kërcënim ndaj Haradinajt, duke theksuar se askush nuk frikësohet nga ato që ai thotë, ndërkohë që Serbia di të përgjigjet.

"Nga kërcënimet e Ramush Haradinajt nuk është frikësuar as presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, as askush nga ne. Porosis atë që as mos të mendoj në dhunën, as në ndonjë aksion ofanziv kundër serbëve të Kosovës, sepse do të dimë të përgjigjemi ", ka thënë Stefanoviç.

Kjo deklaratë ishte si reagim në deklaratën e mëhershme të kryeministrit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës Ramush Haradinaj se “Ushtria e Kosovës” do të jetë edhe “ në veri nëse rrezikohet kufiri” ".

"Është e qartë nervoza e Haradinajt, sepse i ‘ka premtuar” Vuçiqit se do ta rrëzoi rruga (protestat) qysh para dy muajve, por kjo nuk ka ndodhur ", shtoi Stefanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat