Gjuriq: Shqiptarët po garojnë cili do të jetë më i ashpër me serbët dhe Serbinë

Lajme

Gjuriq: Shqiptarët po garojnë cili do të jetë më i ashpër me serbët dhe Serbinë

Nga: F.B Më: 3 mars 2019 Në ora: 17:52
Marko Gjuriq

“Prishtina ka detyruar mbretin tek muri, çka i ka detyruar përfaqësuesit e bashkësisë serbe të mendojnë për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës” ka deklaruar shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se “kjo çështje është diskutuar me presidentin e vendit Vuçiq dhe kreun e shtetit, ndërsa është marr vendim që vendimi përfundimtar të merret pas 45 ditëve, pas bisedimeve që do ketë Vuçiq me liderë evropian edhe botërore” ka thënë ai.

Sipas tij, presionet janë shtuar muajve të fundit dhe ato vazhdojnë që nga taksa në mallrat serbe, ndërhyrja e njësisë speciale, ndërrimi i përfaqësuesve serb në institucione, pronësia mbi pasurinë, etj.

"Në skenë është loja me interesat serbe dhe rrezikimin e sigurisë dhe perspktivës ekonomike”, tha Gjuriq duke shtuar se kjo ndikoi në kërkesën e përfaqësuesve serbë për tërheqje nga institucionet

"Po presim çka mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare dhe pas një periudhe relative a do ketë sukses ajo të bind Prishtinën për tërheqje të taksës dhe ndalimin e përpjekjes së destabilizimit”, ka thënë Gjuriq.

Duke fol rreth presionit të BE-së dhe ShBA-ve për heqje të taksës, ku përmenden edhe një varg i masave që mund të merr ShBA, ai ka thënë se fjalët janë të mira, por vepra kërkohen.

"Fjalët janë të mira, veprat edhe ma të mira” duke nënvizuar se me taksa janë shkel marrëveshja e CEFTA-së, dhe tregtisë së lirë, por nuk ka sanksione.

Ai thekson se “beson se shqiptarët do të mbajnë vendimin për taksa, pa marr parasysh qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ata sikur po garojnë cili do të jetë më i ashpër me serbët dhe Serbinë” tha Gjuriq.

Ai ka demantuar konstatimet që kanë dal nga deklarata e Haradinajt se 40 pjesëtarë serb kanë aplikuar që të jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës. “Ne kemi njohuri se dhjetëra serb kanë braktis këtë formacion, që kur u nis transformimi i saj në ushtri” tha Gjuriq.

Ai ka përsëritur qëndrimin e presidentit Vuçiq se duam raporte normale me shqiptarët, ardhmëri më të mirë dhe kjo mund të arrihet me bisedime edhe kompromis.

Lidhur me Trepçën, ai ka thënë se “atë që po bënë Prishtina nuk ka lidhje me të drejtën, as vendore as ndërkombëtare as me logjikë ekonomike”. Me këtë hap mbi 2 mijë e 400 punëtorë mbeten pa paga dhe pa punë, edhe pse sipas tij Trepça funksionon e regjistruar në UNMIK.

"Ky skenar për Trepçën nuk mund të kaloj. Mitrovica është kështjella e dëshirës së popullit serb për ekzistencës, barazi, demokraci dhe liri dhe nuk do lejohet dëbimi i tyre nga ajo pjesë", ka thënë ai.

Duke përfunduar ai theksoi se “shumë qytete të Kosovës tashmë janë të zbrazura nga serbët, në Prishtinë dikur jetonin 50 mijë, në Prizren 12 tash jetojnë 70, në Pejë 20 mijë tash ka 6-7, ka mbetur vetëm Mitrovica ku kanë qëllim të vendosin kontroll dhe të dëbojnë serbët” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat