Reeker: Taksa rrezikon marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Lajme

Reeker: Taksa rrezikon marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:55
Philip Reeker

Ndihmës sekretari i ardhshëm amerikan i Shtetit Philip Reeker gjatë qëndrimit në Shkup, duke folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se nuk ka dialog mes dy vendeve derisa nuk suspendohet taksa për prodhimet serbe dhe boshnjake.

Sipas tij, me mos suspendimin e taksës, Kosova rrezikon gjithçka madje edhe dëmton marrëdhëniet bilaterale me SHBA-të.

Reeker ftoi Beogradin, të cilin e kujtoi se ka qenë agresiv në negociata, të angazhohet për të normalizuar marrëdhëniet.

“Të dy vendet rrezikojnë mundësinë më të mirë të gjeneratës për të zgjidhur këtë çështje, për derisa negociatat kanë ngecur. Përsëris këtu thirrjen tonë për Beogradin dhe Prishtinën për të tejkaluar barrierat në negociata dhe të lejojnë dialogun të lëvizë përpara. Pjesë e kësaj duhet të jetë suspendimi nga e Kosovës e taksës për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës. Për qytetarët e Kosovës; ne e kuptojmë frustrimin tuaj, e kuptojmë dëshirën tuaj për të kontrolluar ardhmërinë tuaj dhe të avanconi integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar”, tha ai.

“Nuk diskutohet mbështetja e SHBA-ve për sovranitetin dhe pavarësinë tuaj. SHBA-të kanë investuar shumë në suksesin e Kosovës si shtet i pavarur, multietnik dhe sovran. Ne qëndrojmë pas jush në vazhdimësi. Por, në disa raste ne kemi ardhur te ju me kërkesa të rëndësishme dhe kjo është njëra prej këtyre herëve. SHBA-të, ndoshta miqtë tuaj më të afërt strategjik, besojnë se arritja e një marrëveshje me Serbinë është e vetmja rrugë që Kosova të shkojë përpara. Fakt është që Kosova nuk mund t’i kthehet dialogut me Serbinë pa suspendimin e taksës, gjë që ne besojmë se është në interes të Kosovës, SHBA-ve dhe të gjithë rajonit. Është fatkeqësi dhe e habitshme që akoma kemi mos marrëveshje serioze me Qeverinë e Kosovës për këtë çështje. Kam frikë se Kosova dëmton marrëdhëniet tona bilaterale, marrëdhënie të cilën ne e vlerësojmë shumë”, shtoi Reeker. 

Ndihmës sekretari i ardhshëm ameri kan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi ftoi Beogradin, të cilin e kujtoi se ka qenë agresiv në negociata, të angazhohet për të normalizuar marrëdhëniet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat