Bekim Jashari: Kur vihen në pyetje e ardhmja e shtetit duhet të jemi bashkë

Lajme

Bekim Jashari: Kur vihen në pyetje e ardhmja e shtetit duhet të jemi bashkë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:01
Bekim Jashari

Kryetari i Skënderajt Bekim Jashari ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Në një postim në Facebook Jashari ka thënë se kur vihen në pyetje interesat dhe e ardhmja e shtetit duhet të jenë të bashkuar.

Ai shembull ka marr fitoren e shqiptarëve të Tuzit.

Postimi i Jasharit:

Kisha kënaqësi që me nënkryetarin Nuredin Lushtaku të presim në zyrë kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, deputetin Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë tjerë, në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së, me të cilin kemi diskutuar rreth aktiviteteve që do të zhvillohen për nder të 21-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe për tema e çështje të tjera të interesit shtetëror.

Edhe në paraqitjen tonë të përbashkët para mediave, e ritheksova nevojën për të qenë të bashkuar kur vihen në pyetje interesat dhe e ardhmja e shtetit tonë.

Shembulli më i mirë për këtë është fitorja e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat