Mustafa përsërit: LDK nuk do bëhet pjesë e Qeverisë

Lajme

Mustafa përsërit: LDK nuk do bëhet pjesë e Qeverisë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:08
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës e ka kritikuar ashpër presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj si shkaktarë për situatën që ai e ka quajtur të rëndë në të cilën ndodhet Kosova.

Sipas kreut të LDK-së se vendi ndodhet në  një prej situatave më të rënda për shkak të garës dhe ambicieve të liderëve institucional, për të treguar se kush është më i fortë.

Mustafa pas takimit me kryesinë e LDK-së tregoi se çka u diskutua në  takimin që zhvilloi me presidentin Hashim Thaçi, në shtëpinë e tik,  për çka tha se nuk është takuar vetëm me Thaçin ,por është takuar edhe me liderë tjerë të partive në vend, përfshirë edhe kryeministrin.

Sipas tij,  Thaçi nuk ka kërkuar diçka të veçantë, madje shton se nuk ka ofruar asnjë ofertë që LDK-ja të përfshihet në qeverinë aktuale.

Mustafa: Thaçi nuk ka kërkuar diçka të veçantë

 

“Unë nuk e kam takuar vetëm zotëri Thaçin, para Thaçit jam takuar edhe me kryeministrin...Kam takuar edhe zotërinë Limaj, kam takuar edhe zotërinë Kurti unë akoma po kam probleme me dal kështu që njerëzit kanë ardhur në shtëpinë time...Zotëri Thaçi nuk ka kërkuar diçka të veçantë unë iu garantoj, ai kur ka thirr me ardh ka thënë se unë e shoh të nevojshme, të domosdoshme që të njoftojë lidhur me bisedën që kam pasur me përfaqësuesit e zyrtarëve të lartë amerikan dhe jam shumë i preokupuar me atë se çfarë ata do thonë. E ka thënë atë që tash zotëri Thaçi e ka thënë publikisht ka ardhur deri aty që përfaqësuesit kanë deklaruar se mund të rrezikohet edhe prania ushtarake e SHBA-ve në Kosovë, që do të ishte tani më problem i madh jo për koalicioni, por problem i madh për Kosovën dhe unë konsideroj se në asnjë rast nuk duhet ta biem çështjen e sigurisë së Kosovë s në barazim apo relacion me asnjë vendim të institucioneve të Kosovës,sepse duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket SHBA-së“, tha Mustafa.

Lideri i partisë më të madhe opozitare në vend ka thënë se krerët institucionalë po sillen në mënyrë të papërgjegjshme duke shtuar se Hashim Thaçi po sillet sikurse Kosova të jetë harmonikë dhe pronë e tij, kurse kryeministri Haradinaj nuk po e bënë punën e tij që ia detyron Kushtetuta e Kosovës,  e që është udhëheqja e dialogut me Serbinë.

Mustafa: Presidenti sillet sikur Kosova të jetë pronë e tij, kryeministri nuk merr masa ta bëjë punën e tij kushtetuese

 

“Fjalën e kam edhe për  presidentin e vendit edhe për kryeministrin e Qeverisë së Kosovës. Njëri sillet thua se Kosova është pronë e tij, dhe në njëjës sillet se ‘unë do ta bëjë këtë, unë do ta ndryshoj Kushtetutën, unë do ta bashkoj Luginën e Preshevës, unë nuk lejoj të bëjë këtë, dhe unë lejoj të bëjë këtë’ thuajse Kosova dhe Kushtetuta është harmonikë e presidentit të Kosovës dhe me këtë në një formë edhe bënë shkelje kushtetuese...Dhe në tjetër anë kemi sjelljen e kryeministrit shprehet se është ai që vendos se çka do të ndodh me një vendim të Qeverisë dhe ai e mbron Kosovën me atë vendim në këtë rast, vendimi për tarifën që mos të ndodh korrigjimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve, por krahas kësaj nuk merr masa që ai të bëjë punën e tij kushtetuese sepse është detyrim i tij që ai ta drejtojë dialogun”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ndër të tjerash tha se kurrë vendi nuk ka qenë në situatë më të rëndë të partneritetit me Evropën dhe veçanërisht me  SHBA-në, pas vendosjes së taksës.

Ai ka mohuar zërat se LDK-ja do të mund të bëhet pjesë e ndonjë qeverie në këtë mandat me PDK-në , por ka theksuar se zgjidhja më e mirë për të dal nga ky “qorrsokak” është shkuarje e vendit në zgjedhje. 

Mustafa: Askush mos të mendojë që LDK do hyjë në këtë qeveri

 

“Askush të mos mendoj në Kosovë pa marr parasysh takimeve tona që Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë ose do të hyjë në qeverisje ose në  Qeveri në këtë mandat me PDK, për ta zëvendësuar AAK-në apo për t’i shpëtuar ndytësitë e këtij koalicioni përmes LDK-së atë nuk do e bëjmë në asnjë rast. Këta këtë që e kanë bërë duhet ta lajnë vetë dhe ta zgjidhin vetë..Ne si LDK po bëjmë përpjekje maksimale që së bashku me opozitën në këtë rast opozitë e konsideroj Vetëvendosjen, jo të tjerët që e përkrahin pozitën që ta rrëzojmë qeverisjen aktuale “, theksoi i pari i LDK-së.

Ai po ashtu tha se nuk kanë pranuar ndonjë ofertë nga PDK-ja që t’i bashkohen koalicionit qeverisës, dhe se një gjë e tillë nuk do të pranohej asnjëherë nga partia që ai udhëheqë.

Mustafa ka thënë se dikush duhet t’i garantoj qytetarët e Kosovës se nuk do të preken kufijtë e Kosovës sepse nëse vihet në pikëpyetje deklarata e Pavarësisë së Kosovës, do të zhbëhet shtetësia e saj.

Sipas tij në momentin që është rrëzuar Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja, është themeluar siç tha ai “qeveria e komandantëve”, të cilët aktin e parë me të ardhur ne krye të vendit ishte tentimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ligjin për dialogun  e ka quajtur marri të veçantë dhe turp të politikës së Kosovës.

Mustafa: Ligji për dialogun marri e veçantë

 

“Për ligjin mund të them se  është një marri e veçantë, është në turp do të thotë që dikush të mundohet që një partie e cila ka hyrë t’i ndihmoi qeverisë me ia bërë një ligj, kush në botë se bënë këtë, prandaj këto janë turpe tona, nuk mbesin pastaj vetëm turpe të PSD-së, por janë turpe të parlamentit dhe të politikës kosovare sepse ne kemi Kushtetutën, i kemi ligjet dhe kërkush nuk duhet dal jashtë tyre, platforma po ashtu nuk zgjidh probleme”, ka thënë ai.

Duke folur se si erdhi deri tek ideja e një qeverisje gjithëpërfshirëse Mustafa tha se kjo ka rrjedh nga takimi me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe se më shumë ka qenë si ide hipotetike, pasi që në situatën që vendi ndodhet ata nuk duan të jenë pjesë e qeverisë aktuale.

Kreu i LDK-së foli edhe për taksën duke thënë se duhet të shikohen efektet e taksës dhe se asnjëherë nuk duhet të rrezikohet partneriteti me SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat